Të zgjedhësh personin me të cilin do të ndash jetën nuk është aspak e thjeshtë. Ndonjëherë, intensiteti i dashurisë nis të pakësohet dhe në plotë raste, marrëdhënia përfundon brenda pak vitesh. Mirëpo, ky nuk është aspak rasti i Nicholas e Rafaela Ordaz, një çifti i mrekullueshëm që janë bashkë prej 82 vitesh.
Ai sëfundmi ka mbushur 102 vjeç ndërsa ajo plotë 100. Nga dashuria e tyre kanë lindur 5 breza, të cilët janë mbledhur me rastin e përvjetorit të çiftit.
Gjëja më e bukur është se të dy janë ende shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ata që e konfirmojnë këtë fakt janë nipërit mbesat e tyre, të cilët e dëshmojnë edhe nëpërmjet fotografive të shkrepura ndër vite. Në çdo imazh mbahen ende prej dore, puthen dhe shikohen në sy mes njëri-tjetrit, si të ishin të sapo dashuruar.
Çifti i ka dhënë të rinjve disa këshilla për të shpjeguar sekretin e tyre: në vend të parë qëndron respekti reciprok, duke evidentuar kujdesin ndaj gjërave të vogla, të cilat mund të duken të thjeshta, por që janë tepër thelbësore për dashurinë dhe bashkëjetesën. /tesheshi.com/