Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit kanë prezantuar një plan për të ndërtuar një ndërtesë me 80 kate, e cila mund të ngrihet në qendër të Londrës.
Qiellgërvishtësi mund të ndërtohet në Barbican Estate, një zonë rezidenciale e ndërtuar midis viteve 1969-1970 mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore.
Ky propozim kërkon të ndërtojë një goditë 300 metra të gjatë, e cila do të përmbajë 1000 apartamente. Nëse ndërtohet, do të jetë godina e dytë më e lartë në kryeqytetin anglez, pas ndërtesës Shard, 310 metra të lartë.
Struktura të tilla janë më të lira dhe ndërtohen me shpejtë se ato me prej betoni apo hekuri. Gjithashtu, e ulin në mënyrë drastike peshën e ndërtesës. /tesheshi.com/