Me anë të një operacioni policor të koduar nën emrin “Medikamenti”, autoritetet ligjzbatuese në Kosovë kanë vënë në pranga 8 persona të dyshuar për kontrabandë barnash.
Policia ka njoftuar se ky operacion u realizua pas gjashtë muajsh hetime intensive nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare.
Operacioni është bërë bastisja e 17 lokacioneve të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe Pejës, ku janë konfiskuar sasi të mëdha barnash që dyshohet se janë të pakontrolluara dhe të paverifikuara, me prejardhje kryesisht nga Serbia, të kontrabanduara në Kosovë në mënyrë ilegale.
Sipas policisë, të arrestuarit dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës. /tesheshi.com/