Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vazhdon trendi shqetësues i vetëvrasjeve në Kosovë

by Te Sheshi
10/05/2016
in Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Vazhdon trendi shqetësues i vetëvrasjeve në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Dukuria e vetëvrasjeve është bërë shumë e pranishme në Kosovë sidomos pas përfundimit të luftës. Pas kësaj periudhe shoqëria kosovare u përball me ndryshime të shpejta, të cilat krijuan edhe pasoja të ndryshme. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovë (PK), vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti pesë persona i dhanë fund jetës së tyre, kurse 76 persona të tjerë tentuan që të vetëvriten.

Po sipas këtyre të dhënave gjatë vitit të kaluar vetëvrasje kryen 75 persona, ndërsa tentuan të vetëvriten 293 persona. Sipas këtyre të dhënave, ashtu si në vitin e kaluar e njëjtë edhe në këtë vit numri i meshkujve që i dhanë fund jetës është më i madh në raport me femrat, ku vetëm gjatë këtij fillim viti 3 meshkuj kanë vrarë vetën, ndërsa në vitin e kaluar gjithsejtë 59 meshkuj u vetëvranë. Tentimi për vetëvrasje tek gjinia femërore është më i madh në raport me meshkujt. Sipas të dhënave, sivjet 45 femra tentuan të vrasin vetën, ndërsa në vitin 2015 vetëvrasje tentuan të bëjnë 171 femra.

Edhe pse ka pasur tryeza dhe diskutime në lidhje me këtë çështje, ende nuk është bërë një studim mirëfilltë në lidhje me këtë dukuri dhe një strategji konkrete se si të tentohet që të parandalohen vetëvrasjet.

Arsyet e vetëvrasjeve

Sociologu Ferdi Kamberi, ka thënë për tesheshi.com se fenomeni i vetëvrasjes është një ndër fenomen më të përhapura së fundi në shoqërinë bashkëkohore, duke marrë parasysh këtu edhe shtetin e Kosovës. Ai thotë se sociologët këtë fenomen e shohin si mjaftë shqetësues për shoqërinë i cili buron nga faktorë të ndryshëm.

“Sipas sociologut të njohur francez Emile Dyrkem, “vetëvrasja si fenomen nënkupton të gjitha rastet e vdekjes të cilat rezultojnë në mënyrë direkte a indirekte prej aktit pozitiv a negativ të vet viktimës i cili e kupton se çka do të prodhojë rezultati i aktit të tillë. Sido që të jetë ky fenomen është mjaftë i përhapur edhe tek shoqëria kosovare dhe pavarësisht të dhënave të shumta, termi vetëvrasje është shumë i ekspozuar. Madje, sipas të dhënave nga PK (të dhëna të regjistruara) që nga viti 2001 – deri më 2014 janë shënuar 855 raste të vetëvrasjes dhe 2.967 të tjera të tentim vetëvrasje, që i bie se për çdo vit pothuajse 65.7 persona kanë bërë vetëvrasje dhe 228.2 persona kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje, që për numër të banorëve në Kosovë janë të shumtë në raport me shtetet e rajonit”, thotë Kamberi.

Sipas tij, element tjetër që bie në sy është se fakti se përderisa dikur vetëvrasjet në shoqërinë kosovare kanë qenë të ekspozuara kryesisht përmes metodës pasive (si pirja e helmeve të ndryshme), ku personi ka mundur që të shpëtojë.
“Sot, vetëvrasjet bëhen kryesisht përmes metodës aktive – që nënkupton se vdekja rezulton e menjëhershme. Shqetësuese është edhe fakti se moshat kryesisht janë të reja, gjë që ka një ndërlidhje edhe me stresin post – traumatik i cili zakonisht shfaqet tek ato vende që kanë pasur një konflikt dhe shfaqet diku pas 10 – 15 vjet, gjë që korrespondon me këto fakte. Po ashtu, shqetësim mbetet edhe numri i vetëvrasjeve nga ana e ish – ushtarëve të UÇK-së, i cili dita ditës po rritet, gjë që është shqetësuese për shoqërinë tonë”, thotë Kamberi.

Disa nga faktorët

Ai shprehet se sociologët i kushtojnë rëndësi të madhe faktorëve të fenomenit të vetëvrasjes. Edhe pse ka shumë faktorë që qojnë tek vetëvrasjet, disa nga to janë: mungesa e qendrave të trajtimit shpirtëror, mungesa e ekspertëve të cilët do t’i trajtonin rastet e tilla, tabutë të cilat ende kanë rol në shoqëri tonë. Pastaj faktorët janë edhe të natyrës socio – ekonomike si: papunësia e cila prodhon varfërinë, mungesa e integrimit shoqëror, pastaj kriza e vlerave e cila ka prodhuar krizë të identitetit, faktor të tjerë janë edhe faktorët si: depresioni, problemet me neuroza dhe psikoza, paranojat, stresi post – traumatik për të cilin folëm më lartë.

“Faktorë të tjerë janë edhe rënia e solidaritetit social, mungesa e altruizmit, ngërcmi ndërmjet solidaritetit mekanik dhe atij organik (zëvendësimi i lidhjeve të reja me ato të vjetra dhe mos përshtatja me lidhjet e reja), statusi martesor (divorci), konfliktet nder personale, si faktorë të tjerë”, theksoi sociologu Kamberi.

Ai thotë se nëse nuk ndërmerren hapa konkrete në hartimin e politikave për parandalimin e vetëlëndimit dhe vetëdijesimin e shoqërisë për këtë fenomen, pasojat do të jenë shumë të mëdha dhe do të paraqesin një kancer për shoqërinë.

“Prandaj, konsiderojmë se duhet që së pari të krijojmë politika konkrete nga niveli qendror së bashku me akterët tjera që personat e tillë (ata që kanë pasur probleme sidomos që kanë bërë tentim vetëvrasje) të integrohen në shoqëri, të krijohet një vetëdijesim më i madh në shoqërinë tonë për këtë fenomen, pastaj faqet e tilla si ajo në rrjetet sociale “nuk je vetëm”, që është një ndër faqet e pakta të cilët ju ndihmojnë personave që kanë nevojë të flasin me dikën ose të shprehin mllefin e tyre, duhet përkrahur, sepse kjo faqe kanë dhënë shenja pozitive, që gjërat mund të përmirësohen pozitivisht. Institucionet së bashku me MSH-n, si dhe akterët tjerë duhet të fokusohen në ndërtimin e qendrave të trajtimit shpirtëror dhe në investimet tek burimet njerëzore (ekspertët) të cilët do të trajtonin raste të tilla”, u shpreh Kamberi.

Kosovë nuk ka struktura shtetërore as joshtetërore për parandalimin e vetëvrasjeve
Psikologu Adem Shala ka thënë për tesheshi.com se sipas këndvështrimit psikologjik, arsyet e vetëvrasjes janë çrregullimet e spektrit mendor dhe emocional siç mund të jetë ankthi, depresioni, abuzimi me substanca psikoaktive, turpërimi, mandej dëshpërimi, humbja e shpresës, papunësia, gjendja ekonomiko-sociale etj.

Ai deklaron se në këtë gjendje psikologjike të stresuar këta persona e shohin zgjidhjen e vetme duke u vetëflijuar. Sipas tij, është fakt i pamohueshëm që në dekadën e tranzicionit për shkak të një vakumi shpirtëror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve ekonomike, sociale, faktorë këta që i dhanë tipare të reja shoqërisë kosovare e cila po përjeton një krizë identiteti, fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e jetës së përditshme.

“Një njeri më së shumti detyrohet t’i jap fund jetës atëherë kur vendi dhe shoqëria nuk i ofrojnë asnjë shpresë tjetër për të arritur qëllimet dhe ëndrrat e jetës së tij, pikërisht tek humbja e shpresës dhe paaftësia e institucioneve për të ofruar alternativa serioze dhe të shpejta në këtë situatë”, thotë Shala.

Sociologu shprehet se vetëvrasjet mund të reduktohen ndjeshëm me anë të zbulimit të hershëm dhe trajtimit efektiv të shkaqeve të tij. Ai mendon se në Kosovë nuk ka struktura shtetërore e as joshtetërore që synojnë parandalimin e vetëvrasjes.
“Sikur të ekzistonin këto struktura atëherë detyra e tyre është të bënin identifikimin e personave me tendencë vetëvrasëse,  duhet ofruar ndihmë psikologjike dhe sociale si dhe të përmirësohen kushtet ekonomike”, theksoi psikologu Shala.

Sipas tij, krijimi i ambienteve të mira të jetesës dhe punës mund të ndihmojë në rritjen e vetëvlerësimit tek individi, harmoninë brenda shoqërisë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira shoqërore gjë që i mundëson individit që të përballojë më mirë situatat dhe ngjarjet stresuese.

Për Shalën, zbutja e problemeve, si papunësia dhe varfëria kanë ndikim të ndjeshëm në reduktimin e problemeve të shëndetit mendor.

“E rëndësishme është edhe plotësimi i nevojave të të rinjve të cilat janë veçanërisht të predispozuar për çrregullime mendore, thyerja e tabuve në lidhje me problemet e shëndetit mendor në mënyrë që njerëzit të mos heqin dorë nga kërkimi i ndihmës dhe mjekimit, futja e shërbimit të psikologut dhe asistentit social nëpër institucione etj”, u shpreh Shala.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit rreth 1 milion njerëz vdesin nga vetëvrasja. Vetëvrasja është ndër 3 shkaqet kryesore të vdekjes për grupmoshën 15 – 44 vjeç në disa vende dhe shkaku i dytë i vdekjeve për grupmoshën 10 – 24 vjeç.

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Rama flet për integrimin Europian: Bëjmë një hap përpara me reformën në drejtësi

Rama flet për integrimin Europian: Bëjmë një hap përpara me reformën në drejtësi

Në sytë e ciklonit: supertornadoja e parë nga larg (video)

Në sytë e ciklonit: supertornadoja e parë nga larg (video)

Pas mbledhjes, Halimi: Neni i dekriminalizimit, atentat për reformën në drejtësi

Pas mbledhjes, Halimi: Neni i dekriminalizimit, atentat për reformën në drejtësi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni