Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

7 ditët e mrekullueshme në Siri mbaruan: asnjë ndihmë në Aleppo, ndërsa shkërmoqet armëpushimi

by te Sheshi
19/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
7 ditët e mrekullueshme në Siri mbaruan: asnjë ndihmë në Aleppo, ndërsa shkërmoqet armëpushimi

Shtatë ditë pas armëpushimit në Siri, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, qytetet e rrethuara si Aleppo ende nuk kanë ndihmën e premtuar, ndërsa dy negociatorët më të mëdhenj të marrëveshjes tashmë po shkëmbejnë akuza me njëri-tjetrin.

Marrëveshja donte të thoshte ndalje të masakrës së përbindshme që është kjo luftë pesëvjeçare civile për shtatë ditë, gjatë të cilave do të shpërndahej ndihmë humanitare në qytetet e shkatërruara dhe të rrethuara prej një kohe të gjatë ku mungojnë kushtet elementare të jetesës. Ndërsa java e kaluar shënoi një rënie dramatike të dhunës, autokolona prej 20 kamionësh me ndihma të OKB mbetet ende e bllokuar në kufirin turk.

Lufta civile në Siri dhe gjetja e rrugëve për ndaljen e saj, pritet të jenë çështje kryesore në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, dhe ka kohë ende që ulja në tavolinë e lojtarëve kryesorë të mund të shpëtojë situatën.

Marrëveshja e armëpushimit ishte rezultat i muajve të tërë negociatash intensive midis sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, dhe takimi në Nju Jork mund të përfaqësojë një mundësi për ta që të mund ta zgjasin akoma edhe më shumë marrëveshjen.

Shefi i ndihmave në OKB shprehu keqardhjen që shtatë ditë pas armëpushimit, trupa ndërkombëtare nuk ka mundur ende të marrë leje dhe kalim të sigurtë nga qeveria e Sirisë për autokolonën e saj të ndihmave që të mund të hynte në vend.

“Jam i mbushur me dhimbje dhe i zhgënjyer që autokolona e Kombeve të Bashkuara ende nuk ka kaluar në Siri nga Turqia, për të pasur një mbërritje të sigurtë në Aleppon lindore”, tha nënsekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare në OKB, Stephen O’Brien përmes një deklarate.

“Autokolona në fjalë ishte e para nga dy ngarkesat që duhej të ushqente 185 mijë  njerëz për një muaj. Një total prej 275 mijë njerëzish janë bllokuar pa ushqim, ujë, strehë dhe përkujdes mjekësor në pjesën e kontrolluar nga kryengritësit në qytet”, thuhet në deklaratë.

“OKB do të vijojë të kërkojë akses të pakushtëzuar, të papenguar dhe të garantuar për t’u ardhur në ndihmë miliona burrave, grave e fëmijëve sirianë që nuk mund të arrihen lehtë për shkak të vendit ku jetojnë dhe për shkak se qytetet mbahen të rrethuar”, shtoi ai.

Hyrja e ndihmës në Aleppo varet nga demilitarizimi i rrugës kryesore veriore për në qytetin e ndarë nën kontrollin e palëve ndërluftuese. Kryengritësit pretendojnë se trupat qeveritare nuk janë tërhequr ende nga pozicionet e tyre.

Figura të larta të opozitës siriane thanë për Associated Press se armëpushimi tashmë është “në vdekje klinike” për shkak të shkeljeve të përsëritura nga të dyja palët.

Ndërkaq, presidenti turk Tayyip Recep Erdogan  njoftoi se forcat kryengritëse siriane të mbështetura nga tanket turke do të tentojnë më në jug të Sirisë për të marrë qytetin e kontrolluar nga ISIS, të Al-Bab, në verilindje të Aleppos.

Kjo lëvizje është pjesë e fushatës së Turqisë për të shtyrë grupin ekstremist larg kufirit të saj, por ajo shton një element të ri në një fushëbetejë, edhe kështu komplekse dhe të paqëndrueshme.

Armëpushimi u arrit mbi bazën e një serie përpjekjesh që provuan besimin mes palëve e që duhet të kulmonin në përgatitjen e Shteteve të Bshkuara dhe Rusisë për sulme të përbashkëta ajrore kundër grupeve terroriste në Siri.

Por në vend të kësaj, dhuna shpërtheu të dielën dhe një gabim nga koalicioni i drejtuar prej amerikanëve që vrau në sulmet ajrore dhjetarë ushtarë sirianë, shfaqi qartë mungesën e besimit mes dy fuqive në bisedime.

Se cilat vende u përfshinë në sulm, që sipas Moskës vrau 62 ushtarë sirianë, mbetet e paqartë. Koalicioni i drejtuar nga amerikanët përfshin 67 vende, më shumë se dhjetë prej tyre kryejnë sulme ajrore kundër militantëve.

Sulmi ndezi sërish tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit, sponsorët kryesorë të armëpushimit, duke krijuar edhe më shumë dyshime për gjasat që ato të jenë në gjendje të punojnë së bashku për t’i dhënë fund luftës në Siri.

Ndërkaq, avionët luftarakë sirianë apo rusë, u rikthyen në qiejt sipër Aleppos lindore dhe hodhën bomba në një lagje banimi, duke vrarë të paktën një person, një fëmijë e duke plagosur disa të tjerë. Dy fëmijë ishin mes viktimave të një sulmi tjetër mbi zonën e kontrolluar nga kryengritësit në provincën jugore, Daraa.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës
Azia

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Next Post
Ndodh në ligat gjermane: portieri pëson 43 gola dhe merret në polici

Ndodh në ligat gjermane: portieri pëson 43 gola dhe merret në polici

Merkel merr përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje dhe pranon gabimet

Merkel merr përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje dhe pranon gabimet

Dasara e përballjes me hoxhë Omer Bajramin sfidohet teologjikisht në rrjete sociale: ja “mallkimet” e Biblës

Dasara e përballjes me hoxhë Omer Bajramin sfidohet teologjikisht në rrjete sociale: ja “mallkimet” e Biblës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni