Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Histori nga St.Louis: refugjatët myslimanë ia dolën të transformojnë ish-lagjen e krimit

by Te Sheshi
21/12/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Histori nga St.Louis: refugjatët myslimanë ia dolën të transformojnë ish-lagjen e krimit

“Amerika ka qenë gjithnjë në konflikt interesi sa i takon emigracionit”, thotë Anna Crossli, drejtuese e Institutit Ndërkombëtar të St. Louis në Shtetet e Bashkuara që sponsorizon dhe i ndihmon ata pas mbërritjes në tokën amerikane.

Në vitet 1840, në qytet shpërthyen grindjet kur gjermanët u konfliktuan me irlandezët e sapoardhur, me frikën se do u zinin vendin. E njëjta gjë ndodhi kur mbërritën italianët e parë në qytetin që e konsideronin portën drejt Perëndimit. Në fund të shekullit të 20-të, hispanikët dhe emigrantët aziatikë krijuan tensione të njëjta në qytet.

Nuk kishte asnjë ndryshim kur me mijëra refugjatë boshnjakë që i iknin luftës në ish-Jugosllavi u vendosën në St. Louis në vitet 1990. Qyteti dhe valët e mëparshme të migrantëve ishin të trembur e madje, të nxehur me të sapombërriturit, pjesa më e madhe e të cilëve ishin myslimanë. Kur disa prej këtyre familjeve ndërtuan vatra në kopshtet e pasme të shtëpive dhe nisën të pjekin qengja të paprerë, Instituti Ndërkombëtar mori telefonata ankesash nga banorët lokalë që thonin se boshnjakët po piqnin qentë e lagjes.

Frika dhe dyshimi zgjatën për dy ose tre vjet, gjatë të cilëve të sapoardhurit rindërtuan jetën e tyre, ndonjëherë me një shpejtësi të admirueshme. Ibrahim Vajzovic erdhi në St Louis në vitin 1994, në moshën 35-vjeçare me gruan dhe tre fëmijë. Brenda gjashtë javëve ai gjeti një punë fillestarësh në një uzinë printimi, dhe më pas me shpëjtësi avancoi duke u bërë menaxher i depos. Në vitin 1999, ai u regjistrua në shkollë dhe arriti të marrë një PhD.

Sot, ai zotëron tre biznese dhe jep mësim në universitetin Webster. Djali i tij është inxhinier, një nga vajzat avokate në një firmë të mirënjohur në Chicago dhe vajza tjetër vazhdon studimet në Shkollën e Ligjit në Harvard. “Kemi bërë sakrifica të mëdha”, pranon Vajzovic. Problemi më i madh i tij në momentin e mbërritjes ishte paaftësia për të folur anglisht.

Falë boshnjakëve të zellshëm, e gjithë lagjia në jug të St Louis, Bevo Mill, është shndërruar nga një zonë e rrënuar prej krimit dhe e shënjuar nga ndërtesa të braktisura, në një lagje të hijshme me dyqane të vogla dhe restorante, emrave të të cilëve u mungojnë keqazi zanoret: Stari Grad, Grbic.

Sot më shumë se 50,000 refugjatë boshnjakë dhe fëmijët e tyre jetojnë në zonën e St Louis. Ata kanë ndërtuar dy xhami dhe kanë ngritur një dhomë tregtie. Komuniteti i tyre ka nivelin më të ulët të krimeve dhe të papunësisë mes popullatës së përgjithshme.

Madje, sipas një raportimi nga “The Economist” që i referohet studimeve lokale, emigrantët në këtë zonë shumë prej të cilëve boshnjakë, fitojnë mesatarisht 83 mijë dollarë në vit, apo 25 për qind më shumë sesa ata që kanë lindur në Amerikë.

Ata janë më të prirur të nisin një biznes, kanë tre herë më shumë gjasa të jenë të kualifikuar dhe shumë më tepër përqindje të kenë edhe një diplomë të avancuar. Në përgjithësi, emigrantët janë më pak të prirur sesa vendasit të marrin asistencë në para kesh apo shporta ushqimore nga qeveria.

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se St Louis do të kishte qenë shumë më mirë nga sa është, nëse do të kishte tërhequr më shumë emigrantë krahasuar me qytetet e mëdha. (popullsia migrante përbën 4.5 për qind tëpopullsisë së përgjithshme, ndërsa në Chicago është 21 për qind).

Si në shumë qytete në Midëest, edhe St Louis vuan pasojat e rënies së aktivitetit prodhues dhe si pasojë largimin e banorëve drejt periferive. Në censusin e vitit 1950, u regjistruan 856,796 banorë, duke e nxjerrë qytetin një ndër më të mëdhenjtë në vend. Por, deri në vitin 2010, vetëm 319,294 njerëz vijuan të jetojnë aty. Kjo është arsyeja përse Francis Slay,kryebashkiaku i St Louis, nuk u tund nga mikpritja e refugjatëve sirianë në qytetin e tij, pavarësisht rrjedhojave që sollën sulmet terroriste në Paris dhe në Kaliforni.

Drejtuesit e komunitetit lokal të boshnjakëve do të donin të kishin më shumë sirianë në St Louis: deri tani këtë vit, shumë pak, vetëm 29 persona janë vendosur aty.

Në Bosna Gold, nuk ka shumë punë në kohën e drekës në një ditë dhjetori me diell. As punonjësit e as drekuesit nuk flasin anglisht. E gjithë vëmendja është e përqendruar në një telenovelë boshnjake në televizionin pas banakut.

Bosna Gold është më e gjallëruar gjatë darkës, kur burrat vijnë të janë tripice, sarma, apo cevapi, të pijnë duhan e të diskutojnë për sportin (boshnjakët kanë rritur nivelin e futbollit në St Louis). Brezi më i vjetër është i përmalluar për vendin që ka lënë pas, ndarë mes jetës së bukur që kanë krijuar këtu dhe vendit që mbajnë mend atje.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Nuk kalon në Kuvend ligji për punën e Prokurorisë Speciale

Nuk kalon në Kuvend ligji për punën e Prokurorisë Speciale

Me forma të ndryshme, ja grataçelat më të çuditshme në botë (foto)

Me forma të ndryshme, ja grataçelat më të çuditshme në botë (foto)

Veliaj: Ulim taksat 30% për ish komunat, hiqet taksa e tabelës dhe biznesit të vogël

Veliaj: Ulim taksat 30% për ish komunat, hiqet taksa e tabelës dhe biznesit të vogël

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni