Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

50 vite më garuzhde në dorë! Gani Berisha: Kam përgatitur ushqim për mbi 3000 sebepe

by te Sheshi
24/06/2015
in Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
50 vite më garuzhde në dorë! Gani Berisha: Kam përgatitur ushqim për mbi 3000 sebepe

Baca Ganë, siç e thërrasin miqtë dhe shokët e tij, nuk ka të bëjë fare me serialin ‘Tre gjermanë të trashë’; ai nuk thyen vetëm nga dy ‘vo’, (vezë v.j), për mysafirët në hotel me 7 apo 8 yje, por përgatit ushqim për dasmorë tash e 50 vite.

Gani Berisha, gjellëbërës popullor, deri më tani për 50 vite ka përgatitur ushqimin si kuzhinier kryesor për mbi 3000 dasma në tërë territorin e Mitrovicës dhe të rajonit por edhe më gjerë, diçka pra që fare mund të renditej ndër rekordet Guines.

“Nuk bëj dallime kur e ndaj ushqimin, as për të zotin e dasmës; fëmijëve iu servoj më pak, ndërsa që ma lehtë ndaj ushqim për 200 burra se për 100 femra; çdo personi i qesë në tabëll nga 300 gr mish”, nisë rrëfimin e tij Berisha.

“Që nga viti 1966, pra tash 50 vite, ziej çorba për dasma, syneti, kanagjeqe, gazmende, si dhe për raste vdekje. Ka pasuar raste të këndshme, por ka pasuar edhe raste kur i tërë trupi më është rrëqethura nga frika se dasmorët do të ngelin pa ushqim”, thotë Gana, që vijon më tej:

2

“Zanati e kam mësuar kur kam shkuar në shërbimin ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë, në Somobor të Vojvodinës.

Në ushtri më kanë rekrutuar në “armën” Intedant-kuzhinier dhe nga ushtria jam kthyer me një certifikatë interne për këtë punë.

Në vitin 1972 jam punësuar në KNI ‘Ramiz Sadiku’ si kuzhinier, falë asaj diplome interne, ndërsa në vitin 1982, kam kaluar në punë në fabrikën e tjegullave në Zveçan, për arsye të afërsisë së udhëtimit dhe atë si përgjegjës kryesor për kuzhinë, e më vonë edhe në shtypshkronjë në Mitrovicë. 

Pas luftës kam punuar si shef i kuzhinës të Trupave Mbrojtëse të Kosovës të zonës së IV deri në pensionim.

Pas daljes në UÇK-së në rajonin e Shalës së Bajgores, iu kam bashkangjitur duke qenë si përgjegjës për kuzhinë në Brigadës 141 ‘Mehë Uka’ të ZOSH-it, e gjatë asaj kohë ushtarët më kanë dhënë edhe një epitet në shenje respekti duke me thirr baca Ganë.

Për këtë kohë të luftës, para saj dhe pas saj e deri më sot, nuk ka ndodhur që dikush nga ushqim që kam përgatitur unë të helmohet”, thotë pra baca Ganë. 

Ai thotë se përgatitja e ushqimit tani është shumë e lehtë, pasi dhe kushtet higjienike dhe teknike janë shumë më të favorshme. Baca Ganë kujton se shumë vite më parë, çorba përgatitej në kazanë 40 litrash, e po aty dhe fasulet, lakra, patatja, orizi etj.

Gjatë asaj,  shpjegon ai, në një sahan me dy vegë, siç iu është thënë pjatave, kanë ngrënë 10-12 veta, pa pirunë dhe pa thika.

Pjatat, sqaron Gana, kanë ardhur më vonë, por dhe ato kanë qenë prej metali dhe vetëm në një servireshin të gjitha, deri tek ëmbëlsirat.

Edhe gatimi ka qenë mjaft primitiv, thotë baca Ganë: “merrnin dy hunj në formë të shkronjën ‘Y’, dhe i ngulnim në tokë, pastaj vendosnin një shufër hekurit apo të drurit dhe në to, varnim 4 kazanë në të cilët zihej ushqimi, punë shumë primitive, shumë e vështirë dhe shumë me përgjegjësi”.

Dhe jo çdo herë përgatitja dhe servirja e ushqimit ka shkuar vaj. Ka patur dhe raste “aksidentesh”, por që mjeshtërisht, baca ka arritur t`ja dalë.

“Ka qenë punë me përgjegjësi, pasi që i zoti i dasmës e ka llogaritur ushqimit dhe ta ka besu ty, e çdo dështim nëse kishte me ndodh, kuzhinierit i faturohej.

Por e kisha si punë vesi që, nganjëherë çdo kazan me ushqim e ndaja në dysh, e kjo më ka shpëtuar për të dalë faqebardhë para dasmorëve dhe të zotit të dasmës.

Njëherë në fshatin Shupkofc, ku në momentin që po bëhej gati të shtroj ushqimi, dy të rinj përafërsisht të moshës 16-18 vjeç marrin një kazan për ta dërguar më afër dasmorëve në mënyrë që të shërbehet më lehtë, por në një moment njëri prej tyre rrëshqet dhe e tërë ushqimi derdhet në tokë. Por shyqyr që në këtë rast kisha edhe gjysmën tjetër dhe dasma shkoi ashtu si ishte paraparë; pra vesi im më shpëtoi”.

“Më ka rastisur që në dasëm të përgatisë bukë për mbi 600 dasmorë, kuzhinieri dhe kafexhiu e kanë rolin kryesor në dasma dhe ahengje tjera, kur është ushqimi i mirë dhe shërbimi i mirë dasmorët janë të kënaqur me pritje”, thotë ai.

Sa për pagesën e punës, baca Ganë thotë se hakun e punës nuk e merr asnjëherë tamam në terma tregu, edhe varësisht disa situatave, ku vendoz zemra më tepër se sa xhepi:

“Nuk paguhem sa e kam hakun, por marrë nga 80-100 euro, ndërsa që për mbi 600 dasmorë marr 200 euro; në raste vdekjesh, para nuk kërkoj por njerëzit më japin, ndërsa që në raste kur familjet nuk janë në gjendje të mirë nuk ju marr para, por ju kryej shërbimin”.

Problem në profesionin e tij janë dhe disa risqe, siç janë humbjet e lugëve, pirunave, si dhe më pas zëvëndësimi i tyre

“Çdo dy javë kam blerë nga 20-30 lugë e pirunë bashkë sepse humbin, por ka edhe rate kur lugët më ndërrohen, me jepen të vjetra e m`i marrin të rejat. Kjo ka ndodhte shumë vite me përpara, ndërsa që tani më nuk ndodh.

Unë kam blerë gjësende për përgatitje të ushqimit me parat e mia, sepse duart e mia nuk i korisë, ose nuk shkoj me bë bukën nëse nuk më sigurohen të gjitha ato që unë si kuzhinier i kërkoj.

Ka pasur raste kur më kanë thënë se ke me përgatitur 200 racione, ndërsa që kanë ardhur 260-300 persona në dasmë, por unë gjithmonë bëjë më shumë dhe me një kujdes pak më të madhë të gjithë kanë kaluar mirë”, thotë ai.

Por dhe në profesionin e tij, serbi e ka lënë një gjurmë për keq: “Një komplet me enë, që në atë kohë e pata blerë 3 500 marka, më patën marrë policia dhe ushtria serbe në kuzhinën e UÇK-së, në Shalë të Bajgorës.

Pas luftës prapë i bleva të gjitha dhe tani i kam këtu në shtëpi, tani më nuk punoj vetëm në rast të veçantë tek ndonjë mik apo i afërm”, thotë kuzhinieri legjendar mitrovicas, Gani Berisha. /tesheshi.com/  

Related Posts

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…
Diplomaci

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
E parathënë zyrtarisht: në shkollat e Maqedonisë me dominancë shqiptare, maqedonishtja nuk do mësohet më nga halli

E parathënë zyrtarisht: në shkollat e Maqedonisë me dominancë shqiptare, maqedonishtja nuk do mësohet më nga halli

Kosova e shkruan historinë në hendboll: shkon në gjysmëfinale e një kompeticioni ndërkombëtar

Kosova e shkruan historinë në hendboll: shkon në gjysmëfinale e një kompeticioni ndërkombëtar

Ja kush janë 21 personat e Lazaratit që kërkohen nga policia

Ja kush janë 21 personat e Lazaratit që kërkohen nga policia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni