Në kulinari hudhra është një produkt ushqimor i pashmangshëm, sikurse është edhe në mjekësi, e veçanërisht në mjekësinë alternative. Por, besojeni apo jo, fuqitë e saj kurative janë tepër të mëdha. Më poshtë po rendisim disa mënyra tërësisht ndryshe të përdorimit të saj, të cilat nuk janë të lidhura vetëm me kuzhinën.
Për eliminimin e puçrrave apo akneve – Aplikoni lëngun e hudhrës në puçërr dhe ajo do të thahet.
Trajtim kundër kërpudhave në këmbë – Në një litër ujë të vakët hidhni 4 thelpinj hudhër dhe lani këmbët në të. Hudhra ka veprim antibakterial.
Largon dhimbjen e dhëmbit – Vendosni një copë hudhër në dhëmballën që ju dhëmb. Do të vini re se dhimbja do të largohet shumë shpejt.
Eliminon lythat – Nëse keni lytha që ju shfaqen në duar apo në vende të tjera, këshillohet që të vendosni në këto vende një copë hudhër e ta mbështillni me një fashë. Lëreni hudhrën të veprojë për një orë dhe më pas hiqeni.
Si ilaç kundër ftohjes, infeksioneve virale dhe forcimit të sistemit imunitar – Në mjekësinë kineze hudhra përdoret për shërimin e plotë. Merrni një copë hudhre, vendoseni në gojë dhe përtypeni deri sa të ndieni aromën e saj. Do të shikoni se kaviteti juaj oral do të ndryshojë tërësisht, edhe pse nuk do të keni një aromë të këndshme të gojës./tesheshi.com/