Mund të fillohet nga një shumë e vogël për të krijuar një kapital apo një pasuri të pa tundshme. Ekzistojnë kurse të posaçme për një menaxhim sa më korrekt të parave.
Duket si diçka shumë e cekët por këndvështrimi nga e shohim çështjen e shpenzimeve është shumë i rëndësishëm. Në vend që të mendojmë: Oh mos! Këtë s’mund t’ia lejojë vetes” mendoni “Si t’ia bëj që t’ia lejojë vetes këtë?”
Ja disa këshilla për të kursyer dhe për një menaxhim të mirë të parave:
- Kontrollo shpenzimet mujore, hyrjet dhe daljet dhe shënoji ato që janë të tepërta dhe që mund të eliminohen muajin tjetër.
- Nëse do bësh blerje bëji më mirë me lekë kesh sepse me kartë harron të bësh llogaritë.
- Qëndro larg blerjeve me këste sa më shumë të mundesh.
- Mos iu besoni këshilltarëve financiarë, shumica e tyre janë të paguar nga vetë bankat dhe normalisht do mbajnë anën e tyre.
- Askush nuk mund ta menaxhojë paranë tënde më mirë si ti që e ke fituar me djersë, kështu që ji i vetëdijshëm për çdo shpenzim që bën! /tesheshi.com/