Vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, është takuar me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Lu ka vizituar z. Nishani në ambientet e Presidencës. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se ambasadori dhe presidenti janë takuar kokë më kokë, pa praninë e mediave dhe personave të tjerë.
Deri në këto momente nuk dihet se për çfarë ka biseduar diplomati me kreun e shtetit, duke qenë se takimi ushte me dyer të mbyllura. /tesheshi.com/