Kryeministri Isa Mustafa, ka dy zëvendëskryeministra, ndërsa secili ministër i qeverisë së Kosovës në kabinetin e tij ka së paku dy zëvendësministra.
19 ministritë kanë gjithsej 42 zëvendësministra, ka shkruar në Facebook drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu.
“Paga mesatare e një zëvendësministri është 1,082 euro, ndërsa për një muaj nga Buxheti i Kosovës për pagat e tyre mesatarisht shpenzohen 45,477 euro.
Për një vit për pagat e 42 zëvendësministrave të qeverisë së Kosovës shpenzohen mesatarisht 545,721 euro”, ka shkruar Kryeziu. /tesheshi.com/