4- vjeçarja Tillie Mae Aird është me të vërtetë një vogëlushe heroinë. Ajo është përballur me një formë shumë të rrallë të kancerit në veshka, të njohur si tumori Wilms. Masa tumorale është arritur të hiqet ndërsa tani vajza duhet t’i nënshtrohet një trajtimi me kemioterapi çdo javë. Nëna e saj ka vendosur të organizojë një festë për t;i rritur humorin.
Ngjarja ndodh në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar. Siç raporton Mirror, prindërit Rachel dhe Jason për ditëlindjen e pestë të vogëlushes së tyre kanë vendosur t’i organizojnë një festë të veçantë, duke ftuar këdo, të njohur e të panjohur që t’i dërgojnë një kartolinë urimi.
“Do të donim që Tillie të merrte sa më shumë kartolina urimi, në mënyrë që të ketë kurajë për të përballuar sëmundjen dhe të ndihet e lumtur”, – ka thënë nëna e saj.
Kalvari i mundimeve të vajzës ka nisur shkurtin e shkuar, e më pas e kanë ndjekur operacioni e kemioterapia. Tillie lufton si një luaneshë e vogël, nuk dorëzohet dhe prindërit duan me të vërtetë shumë që ta surprizojnë. /tesheshi.com/