Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ambiciet ushtarake të Albin Kurtit

Me një armik “te dera”, Kosova duhet të (ri)armatoset

by te Sheshi
27/03/2025
in Ballkani, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Ambiciet ushtarake të Albin Kurtit
109
SHARES

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nëse rizgjidhet në krye të qeverisë, më shumë se një miliard euro do të ndahen nga buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në mbledhjen e qeverisë, ku ka folur për të arriturat e deritanishme të mandatit të tij katërvjeçar, Kurti ka vlerësuar se janë arritur “rezultate të jashtëzakonshme”.

“Buxheti ushtarak është trefishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shtuar shumëfish, përfshirë dronët luftarakë Bajraktar dhe marrëveshjen për ndërtimin e fabrikës së municionit”, tha Kurti.

Ai nënvizoi se “për ushtrinë në mandatin e ri do të ndahen mbi një miliardë euro”, se do të ndërtohet një fabrikë municioni dhe se do të prodhohen dronët ushtarakë “Made in Kosova”.

Në vitin 2024, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës ishte 153 milionë euro, ndërsa për këtë vit janë planifikuar 207.8 milionë euro.

Në nëntor 2024, Kosova filloi procesin e hapjes së një fabrike të prodhimit të municioneve dhe nënshkroi një kontratë municioni me një prodhues në Turqi – shteti nga i cili Kosova ka blerë drone për ushtrinë e saj. Qeveria njoftoi gjithashtu se do të ketë një laborator për projektimin e mjeteve ajrore pa pilot, të njohur si dronë.

Krahas kërkimit të prodhimit të armëve dhe municioneve të veta, Kosova aktualisht po merr edhe armë të ndryshme. Procesi i blerjes së mbi 200 sistemeve kundërajrore Javelin nga Shtetet e Bashkuara është duke u zhvilluar. Javelin njihet për aftësinë e tij për të operuar kundër automjeteve të blinduara dhe Kosova do të ndajë 75 milionë dollarë për blerjen e saj.

Kurti ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se Kosova planifikon të blejë helikopterë amerikanë “Black Hawk” për nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kosova ka ndërmarrë disa hapa gjatë javëve të fundit për të përmirësuar mbrojtjen dhe sigurinë e saj. Për këtë, u miratua nisma për lidhjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe u nënshkrua një deklaratë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me vendet e rajonit që janë pjesë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Shqipërinë dhe Kroacinë.

Marrëveshja me SHBA-në, sipas qeverisë, do ta ndihmojë Kosovën të ndërtojë kapacitete strategjike ushtarake, ndërsa deklarata për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kroacinë duhet “të kontribuojë për paqen në rajon”.

Beogradi zyrtar ka kritikuar këto përpjekje të Kosovës për të forcuar industrinë e mbrojtjes dhe të armëve.

Serbia e sheh deklaratën e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe Kroacinë si një hap që “minon stabilitetin rajonal” dhe një “provokim”. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Trump, iftar në Shtëpinë e Bardhë: Mezi pret të punojë me miqtë myslimanë!

Trump, iftar në Shtëpinë e Bardhë: Mezi pret të punojë me miqtë myslimanë!

Sendet e ankthit europian

Sendet e ankthit europian

Nga Saudia në Shtetet e Bashkuara: si festohet Fiter Bajrami në mbarë botën?

Nga Saudia në Shtetet e Bashkuara: si festohet Fiter Bajrami në mbarë botën?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni