Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E reja e fundit shkencore në kërkim të kësaj gruaje të famshme, zhdukur 87 vjet më parë

Kush ishte Amelia Earhart, misteri i së cilës vazhdon ende pas një misioni të pamundur fluturues

by te Sheshi
01/02/2024
in Kryesore, Shkencë & Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
E reja e fundit shkencore në kërkim të kësaj gruaje të famshme, zhdukur 87 vjet më parë

Zhdukja tragjike dhe misterioze e aviatores revolucionare Amelia Earhart ndërsa fluturonte mbi Oqeanin Paqësor ka mahnitur botën për gati 87 vjet, duke nxitur një sërë hetimesh dhe ekspeditash që kërkojnë përgjigje për atë që ndodhi.

Grupi i fundit që iu bashkua kërkimit, një ekip arkeologësh nënujorë dhe ekspertë të robotikës detare nga kompania e eksplorimit të oqeanit, Deep Sea Vision, thonë se mund të kenë gjetur një të dhënë që mund të zbardhë historinë e Earhart, më saktë zhdukjen e saj.

Duke përdorur imazhe sonare, një mjet për hartimin e dyshemesë së oqeanit që përdor valët e zërit për të matur distancën nga fundi i detit në sipërfaqe, ekipi zbuloi një anomali në Oqeanin Paqësor, më shumë se 15,000 këmbë (4,877 metra) nën ujë. Ekipi beson se anomalia mund të jetë një Lockheed 10-E Electra, pra avioni i Earhart që po fluturonte kur ajo u zhduk duke u përpjekur të fluturonte rreth botës, shkruan CNN.

Deep Sea Vision njoftoi gjetjen përmes një postimi në Instagram të shtunën, 27 janar.

CEO i kompanisë Tony Romeo tha se imazhet janë marrë afërsisht 100 milje (161 kilometra) nga ishulli Howland, vendi tjetër që Amelia Earhart dhe navigatori Fred Noonan pritej të uleshin pas ngritjes së tyre përfundimtare nga Lae, Papua Guinea e Re. Dyshja u shpallën të zhdukur në det pas një kërkimi të gjerë 16-ditor nga qeveria amerikane.

“Deep Sea Vision skanoi më shumë se 13,468 kilometra katrorë të dyshemesë së oqeanit duke përdorur një mjet të avancuar autonom nënujor (AUV) të njohur si Hugin 6000, i cili harton fundin e detit duke përdorur teknologjinë sonar. Ekspedita e kompanisë filloi në fillim të shtatorit 2023 dhe përfundoi në dhjetor“, tha Romeo për CNN.

Ai shpreson të kthehet në vend brenda një viti për të marrë konfirmim të mëtejshëm se anomalia është një avion, i cili ka shumë të ngjarë të përfshijë përdorimin e një ROV (automjet i drejtuar nga distanca) me një kamerë për të lejuar që objekti të hetohet në më shumë detaje. Ekipi do të konsiderojë gjithashtu nxjerrjen e zbulimit të tyre në sipërfaqe.

“Ndërsa është e mundur që ky mund të jetë një aeroplan, dhe ndoshta edhe avioni i Amelias, është shumë herët për ta thënë përfundimisht. Mund të jetë gjithashtu zhurmë në të dhënat e sonarit, diçka gjeologjike ose ndonjë avion tjetër,” tha Andrew Pietruszka, një arkeolog nënujor në Institutin e Oqeanografisë Scripps në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, si dhe arkeologu kryesor i organizatës Project Recover dedikuar gjetjes së ushtarëve dhe avionëve të Luftës së Dytë Botërore.

“Meqenëse kërkoja avionin e Amelias dhe kisha këtë objektiv në grupin e të dhënave, do të doja ta hetoja më tej”, shtoi Pietruszka.

Ekzistojnë disa teori për zhdukjen e Earhart.

Një dokumentar i History Channel i vitit 2017 hodhi teorinë se Earhart dhe Noonan u rrëzuan në Ishujt Marshall, rreth 1,609 kilometra nga ishulli Howland, ku u kapën dhe u dërguan në ishullin Saipan, u mbajtën peng dhe në fund vdiqën. Teoria u bazua në një foto nga Arkivi Kombëtar i SHBA që tregonte disa figura të paqarta. Hetuesit pretenduan se aviatorja dhe avioni i saj ishin në foto.

Grupi Ndërkombëtar për Rimëkëmbjen Historike të Avionëve, ose TIGHAR, teorizoi në vitin 2016 se Earhart dhe Noonan i mbijetuan një uljeje të ashpër në një shkëmb në Oqeanin Paqësor, por më vonë vdiqën si të humbur kur dyshja nuk ishin në gjendje të dërgonin sinjale radioje për ndihmë. Ekipi TIGHAR pretendoi se një skelet i humbur i gjetur në ishullin Nikumaroro, Kiribati në vitin 1940 përputhej me “lartësinë dhe përkatësinë etnike të Earhart”.

Teoria më e përhapur, e mbajtur nga qeveria amerikane dhe Smithsonian, është se Earhart dhe Noonan u rrëzuan në Oqeanin Paqësor pranë ishullit Hoëland kur aeroplanit i mbaroi karburanti.

“Imazhi i ri i sonarit të anijes së zhdukur është veçanërisht interesant për shkak të afërsisë së anomalisë me ishullin Howland,” tha Dorothy Cochrane, kuratore e aviacionit të përgjithshëm në divizionin e aeronautikës të Muzeut Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës Smithsonian. Në komunikimin e fundit të Earhart, transmetimet e saj në radio u bënë më të forta ndërsa ajo iu afrua ishullit Howland, duke treguar se ajo po i afrohej ishullit përpara se të zhdukej, tha Cochrane.

Megjithatë, objektit në formë avioni të gjetur nga Deep Sea Vision i mungojnë disa veçori të Lockheed Electra të Earhart, siç janë motorët e dyfishtë, tha David Jourdan, bashkëthemelues dhe president i Nauticos, kompania e eksplorimit të thellë të oqeanit që udhëhoqi operacionet e kërkimit për areoplanët e humbur.

“Është e pamundur të identifikosh ndonjë gjë vetëm nga një imazh i sonarit, sepse tingulli mund të jetë i ndërlikuar dhe një objekt mund të dëmtohet në mënyra të paparashikueshme duke ndryshuar formën e tij. Për këtë arsye, nuk mund të dallosh kurrë nëse diçka është (ose nuk është) vetëm nga një imazhi i sonarit,” tha Jourdan.

Konfirmimi se anomalia e zbuluar është avioni i Earhart, do të kërkonte kthimin në vend për të hetuar më tej aeroplanin, dhe më konkretisht, gjetjen e certifikatës NR16020 të shtypur në pjesën e poshtme të krahut të humbur të Lockheed, tha Jourdan.

“Nëse avioni do të zbulohej në atë thellësi në oqean, ku temperaturat janë shumë të ulëta dhe përmbajtja e oksigjenit është e ulët, avioni mund të ruhet shumë mirë,” tha Jourdan.

Amelia Earhart ishte gruaja e parë që fluturoi përtej Atlantikut të Veriut me një aeroplan me tre motorë në vitin 1928 me bashkë-pilotin Wilmer Stultz. Më pas, ajo fluturoi e vetme përtej Atlantikut të Veriut në 1932.

Pesë vjet më vonë, ajo vendosi për sfidën më të madhe në jetën e saj, duke dashur të bëhej gruaja e parë që fluturonte rreth botës. Fluturimi i gjatë shkoi sipas planit, deri diku, pasi më pas ajo u zhduk diku mbi Oqeanin Paqësor dhe nuk u gjet kurrë. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Si komentohet në median gjermane fundi i dinarit serb në Kosovë

Si komentohet në median gjermane fundi i dinarit serb në Kosovë

Afrika e Jugut s’i ndahet Izraelit…

Afrika e Jugut s'i ndahet Izraelit...

Eutanazia e një 28-vjeçareje që ka tronditur Holandën

Eutanazia e një 28-vjeçareje që ka tronditur Holandën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni