Teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare në Serbi, Aleksandar Vuçiç po poston gjithnjë e më shpesh video me yje me famë botërore në TikTok dhe këtë herë radha e aktorit Johnny Depp.
Në videon e publikuar, Vuçiç shpjegon se si Jack Sparroë e solli Johnny Depp në Beograd – personazhi i njohur i filmit në një moment e kupton se i mungon një monedhë ari dhe kujton se mund ta gjente në Serbi.
Më pas shfaqet një video nga ceremonia ku presidenti i Serbisë i jep Depp-it urdhrin për kontribut të jashtëzakonshëm në artin serb…
Depp, le t’ju kujtojmë, nuk është ylli i parë botëror që shfaqet në këtë TikTok. Në një video, ai pyeti ndjekësit e tij nëse e dinin që Lord Voldemort, antagonisti nga seriali i Harry Potter, është serb. /tesheshi.com/