Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump janë të martuar që nga viti 2005 dhe duket se ish-supermodelja sllovene është në kërkim të një ndryshimi në statusin martesor.
Sipas mediave amerikane, Melania ka ndryshuar tashmë në dy raste kushtet e marrëveshjes paramartesore, të cilën e ka nënshkruar para se të martohej me ish-presidentin amerikan.
Tani po zhvillohet “raundi i tretë i negociatave” dhe fokusi është tek djali i tyre 17-vjeçar Barron.
Sipas Page Six, Melania po kërkon siguri financiare për djalin e saj, veçanërisht duke pasur parasysh akuzat kundër burrit të saj dhe luftën e tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Mirëpo, sipas burimit të kësaj media, divorci nuk është opsion. Melania thjesht dëshiron kushte më të mira për djalin e saj dhe nuk kërcënoi se do të divorcohej nga Donald Trump.
Kujtojmë se Trump përballet me disa aktakuza, si dhe një kandidaturë për presidencën e SHBA-së. Ai aktualisht është kandidati kryesor i Partisë Republikane dhe nëse e fiton nominimin do të përballet me presidentin aktual, Joe Biden. /tesheshi.com/