Trashëgimtari i fronit britanik, Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton, kanë publikuar sot dy foto të reja të djalit të tyre më të vogël, me rastin e ditëlindjes së tij të pestë.
Fotografja Millie Pilkington ka kapur princin Louis në Windsor disa ditë më parë. Fotoja e parë tregon princin e vogël në një karrocë kopshti duke u shtyrë nga nëna e tij, ndërsa e dyta është një pamje nga afër e një Louis-it të buzëqeshur që shikon anash kamerës.
Louis është nipi i mbretit Charles III dhe i katërti në radhën e fronit britanik, pas babait të tij, William, dhe vëllezërve të tij, George dhe Charlotte. /tesheshi.com/