Përfaqësuesja e Argjentinës mposhti Panamanë në një ndeshje miqësore, me rezultat 2:0. Aty, ylli i “gauchos”, Lionel Messi, shënoi golin e 800-të të karrierës së tij.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Monumental” në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, Messi shënoi golin e 800-të në karrierën e tij klubore dhe kombëtare nga një goditje dënimi në minutën e 43-të.
Golin e dytë të Argjentinës e shënoi Thiago Almada në minutën e 78-të.
Messi's 800th career goal comes as a free kick in his first game with Argentina as World Cup champions.
Perfect.
(via @TV_Publica)pic.twitter.com/sWSREGPOBZ
— B/R Football (@brfootball) March 24, 2023
“Dua të falënderoj të gjithë tifozët për dashurinë që treguat jo vetëm pas Kupës së Botës, por edhe në Kupën e Amerikës. Ne thamë se do të bëjmë më të mirën për këtë trofe”, tha Leo pas ndeshjes.
Messi u bë kështu lojtari i dytë që shënon 800 gola në karrierën e tij, pas portugezit Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi golin e tij të 800-të në dhjetor 2021.
Messi ka luajtur 778 ndeshje dhe ka shënuar 672 gola në Barcelonë, ku kaloi 17 vite të karrierës së tij. Më pas 30 gola në francezin Paris Saint Germain (PSG), në të cilin u transferua në verën e 2021. Në fanellën e kombëtares, Messi ka shënuar 99 gola. /tesheshi.com/