I mandatuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, shpalli vizionin qeverisës, duke thënë se fokusi do të jetë ballafaqimi me krizën energjetike, ruajtjen e standardit jetësor, ekonominë dhe realizimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore.
Ai tha se qeveria e re do të përbëhet nga ministrat e LSDM-së, BDI-së, LDP-së dhe Alternativës në përputhje me obligimet e marra dhe programin e qeverisë.
I pyetur se pse mbajti disa ministra dhe nuk propozoi një qeveri krejtësisht të re, Kovaçevski se vendimi për mbajtjen e disa ministrave në departamente të caktuara është marrë në bazë të analizave që kanë treguar se në ato departamente është arritur performancë e mirë, është arritur standardi dhe se një pjesë e investimeve operative dhe kapitale janë realizuar në nivel të lartë.
Sipas tij, disa nga ministrat e vjetër nuk janë përfshirë në kabinetin e ri sipas dëshirës së tyre dhe jo për shkak të pakënaqësisë me punën e tyre, sepse, siç tha ai, nuk e shohin veten në ekipin e ri qeveritar pas dorëheqjes së Zoran Zaev. Ai shtoi se disa nga ata ministra kanë vendosur që karrierën e tyre ta drejtojnë në një drejtim tjetër.
Në qeverinë e re, partitë shqiptare do kenë gjithsej 9 ministra, BDI me 6 dhe Alternativa me 3. Më shumë se gjysma tjetër do jenë maqedonas. /tesheshi.com/