Pasi një ciklon goditi pjesë të Bangladeshit, një xhami në rajonin Satkhira u përmbyt duke bërë që besimtarët të privoheshin nga kryerja e lutjeve në të.
Dhe, i shqetësuar se xhamia do të mbetet pa adhurim, hoxha i ri noton nëpër zonën e përmbytur çdo ditë dhe i kryen rregullisht të pesë lutjet ditore.
Kujtojmë se ngjashëm në Shqipëri përmbytet e famshmja Xhami e Plumbit në Shkodër, tashmë në rikonstruksion për të shpëtuar dhe nga kjo bela disavjeçare, por nuk ka ndodhur që aty hoxha të sfidojë ujin deri në brez e të bëjë detyrën. /tesheshi.com/