Ndërsa sot e gjithë Shqipëria feston 103 vjetorin e Pavarësisë, përmes homazheve të zhvilluara nga Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, zv.kryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e zyrtarë të tjerë të lartë, janë mbledhur sot në qytetin e Vlorës për të përkujtuar këtë ditë.
Nga ana tjetër, opozita ka zgjedhur Tiranën për aktivitetet e rastit, duke e kujtuar në 28 Nëntor si ditën e Pavarësisë edhe të Çlirimit.
Po sot, deputetë të opozitës bënë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”, në kujtim të të rënëve. Duke folur nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, kryedemokrati uroi dhe festën e Flamurit dhe atë të Çlirimit, duke thënë se kujtohet sakrifica sublime e gjithë atyre që kontribuuan për liri./tesheshi.com/