Sudani ndodhet në gjendje lufte. Të paktën 272 persona kanë humbur jetën, mes tyre 33 civilë, gjatë luftimeve mes fraksioneve rivale në kryeqytetin e Sudanit jugor, Juba.
Betejat e para nisën në enjten mes trupave besnike të presidentit Salva Kiir dhe ushtarëve të cilët mbështesin nënkryetar Riek Machar.
Forcat e presidentit Salva Kir sulmuan të dielën rezidencën e ish-kreut rebel dhe që nga ai moment dhuna nuk është ndalur mes armiqve.
Të shtënat janë dëgjuar deri në periferi të kryeqytetit, teksa në zonë ka patrulla nga ajri me helikopterë ushtarakë.
Dhuna në Sudanin e Jugut ka rritur frikën për rikthimin e konfliktit pas përfundimit të një lufte dy vjeçare, e cila filloi në dhjetor të 2013-ës pasi Kir largoi Macharin nga detyra e zv/Presidentit. /tesheshi.com/