Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi detaje nga strategjia anti-COVID për sezonin e pritshëm vjeshtë-dimër, duke thënë se vaksinat e gripit do jenë falas për disaa kategori me risk.
“Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, ministrja paralajmëroi dyfishimin e testeve javët e ardhshme.
“Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për t’ju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit do të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve”, theksoi gruaja në krye të shëndetësisë shqiptare. /tesheshi.com/