Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

26-vjetori i LDK-së/ Milazim Krasniqi: si u bë Ibrahim Rugova kryetar, si e priti zgjedhjen dhe çfarë tha më pas

by te Sheshi
25/12/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
26-vjetori i LDK-së/ Milazim Krasniqi: si u bë Ibrahim Rugova kryetar, si e priti zgjedhjen dhe çfarë tha më pas

Intervistoi: Blendi Gashi

Një prej themeluesve të LDK-së, Milazim Krasniqi, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të kësaj partie ka treguar detaje ekskluzive për portalin mbarëkombëtarë tesheshi.com për atë se si u themelua ky subjekt në vitin 1989, kush e propozoi Ibrahim Rugovën për kryetar, si e priti dhe çfarë tha ai pas zgjedhjes në krye të partisë.

Profesor Krasniqi tregon edhe arsyen pse u larguar nga LDK-ja menjëherë pas luftës, bën krahasimin mes LDK-së së atëhershme dhe të sotmes, derisa flet edhe për udhëheqjen aktuale të partisë së drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

milazim-krasniqi-68468746

Profesor Krasniqi, jeni një nga themeluesit e LDK-së. Të rikthehemi në kohë, si erdhi deri te formimi i LDK-së? E kujt ishte ideja që të themelohet ky subjekt politik?

LDK është themeluar nga nevoja urgjente që kishte Kosova për të pasur një përfaqësim politik legjitim që do të artikulonte idealet dhe interesat e popullit shqiptar të Kosovës në atë periudhë.

Sikundër dihet, Kosova kishte mbetur pa udhëheqje legjitime dhe ishte suprimuar autonomia e Kosovës. Në Kosovë ndodhnin çdo ditë protesta, demonstrata, kishte dhunë, dhe nuk kishte një subjekt politik që do t’i artikulonte ato kërkesa. Dhe në këtë kontekst, në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, sa ishte kryetar Ibrahim Rugova, ndërsa unë isha sekretar i tij, së bashku me një grup të tjerë shkrimtarësh dhe gazetarësh dëshiruam të profilizonim një projekt politik i cili më vonë u quajt Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe mori formën zyrtare me 23 dhjetor 1989.

Pra, lindi si nevojë e Kosovës por edhe si një përgjegjësi e intelektualëve të asaj kohe. Kur elitat politike dështuan, ne morën përsipër përgjegjësinë në rrethana të reja kur komunizmi po shpërbëhej dhe kur po fillonte të artikulohej nevoja për një ridimensionim të çështjes së Kosovës në realitetet e reja gjeopolitke që po lindnin në Evropën Lindore, pas ramjes së komunizmit dhe krizës që përshkroi Bashkimin Sovjetik, Çekosllovakinë dhe ish-Jugosllavinë.

Kush e propozoi Ibrahim Rugovën që të bëhet kryetar dhe kush ia kumtoi lajmin se ai duhet të marrë drejtimin e partisë?

Lajmin për ta anëtarësuar Ibrahim Rugovën në Këshillin Nismëtar e kam bërë unë personalisht dhe ai është bërë nënshkrues i dokumentit për themelim në bazë të asaj që ia kam dhënë unë si anëtar i Këshillit, sepse në atë kohë kam qenë bashkëpunëtori më i afërt i Rugovës meqë ai ishte kryetar kurse unë sekretar i Asociacionit të Shkrimtarëve. Pastaj, ka pasur një periudhë dy apo tre muajshe që ka vazhduar organizimi për ta mbajt Kuvendin themelues në të cilën periudhë gjithmonë është biseduar për kryetarin.

Rugova gjithmonë hezitonte, por në momentin e fundit, pesë minuta para se të fillonte Kuvendi themelues, një grup që ishim aty, nja 10 apo 15 persona i bëmë presion të gjithë dhe pranoi që të bëhet kryetar. Pra, është bërë krytar pesë minuta para se të fillojë Kuvendi nën presionin miqësor, kolegial, dashamirës të neve që dëshironim që ai të ishte kryetar, sepse realisht ishte figura më emblematike në atë periudhë e intelektualëve shqiptarë në Kosovë.

12392015_853657248084491_4773561018477250646_n

Si reagoi Rugova më pas kur u bë kryetar, çfarë deklaroi?

Ai (Rugova) zgjedhjen e priti me modesti dhe dyshim duke thënë se vështirësitë ishin tejet të mëdha dhe kishte të drejtë. Kosova në atë kohë ishte në gjendje të jashtëzakonshme, me orë policore, me shtetrrethim me ushtri e polici, pra jo që nuk kishte hapërisë për pluralizëm politik dhe nuk dinte njeriu se a do errë nata apo do të çel dita. Kështu që Rugova ka qenë realist në atë aspekt por edhe i guximshëm sepse mori përgjegjësi të rëndë për atë periudhë dhe me fuqizimin e LDK-së është shndërruar në lider politik jo vetëm të LDK-së por të gjithë Kosovës.

Ju më pas vendosët të ndaheni nga LDK. Pse e morët këtë vendim?

Vendimin për largim nga LDK-ja e kam marrë pas lufte kur është shtruar nevoja për me u ridimensionu LDK-ja nga një Lëvizje që kishte mbetur, në një parti modern politike dhe kur duhej që t’i ipej një program i ri, një shtysë e re për realitetet e reja.

Mirëpo brenda partisë kishte shumë rezistencë për reforma sepse kishte njerëz që dëshironin t’i ruanin pozitat që kishin. Ajo luftë për reforma zgjati një vit deri në vitin 2000 dhe u binda që aty nuk kishte energji për reforma. U largova më pas se u binda që po bëja gjënë e duhur sepse nuk dëshiroja të mbetesha si një figurant politik, sepse në vitet e okupimit kam punuar shumë në LDK, dhe së bashku me të tjerët kemi bartë barrën e një populli të tërë.

Dhe pas luftës pushteti kishte kaluar komplet në duar e UNMIK-ut dhe KFOR-it, pushteti ushtarak ishte një çoroditje totale politike dhe unë nuk dëshiroja të isha pjesë e asaj çoroditjeje dhe kjo ishte arsyeja që ju ktheva arsyes profesionale dhe akademike.

Çka e dallon LDK-në e sotme nga LDK-ja e 89-tës?

Dallimi është ajo që e dallon Kosovën e sotme me Kosovën e vitit 1989. Kosova sot është një vend i lirë, një vend i pavarur me elemente të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe shumë problem, por është një vend i pavarur në të cilin së paku liritë politike.

Ndërsa në 1989, Kosova ishte një vend i pushtuar, ku ishte i ndaluar pluralizmi politik dhe liria ishte e cunguar.

Pra, dallimi është i madh. LDK-ja atëherë ishte një projekt atdhetar, nacional, ndërsa sot është një parti politike që ka rënë për pushtet dhe është pjesë e pushtetit me të mirat dhe të këqijat që ofron ky status.

Dallimi është i madh por e përbashkët është historia e saj, sepse historia e një partie dhe gjeografia e një njeriu nuk mund të ndahen copë-copë por ajo mbetet unike.

Fatkeqësia është që udhëheqja e tashme e LDK-së nuk e ka këtë koncept për tërësinë e historisë së saj, sepse kanë parapëlqy me e fshi kujtesën dhe me kriju idenë që historia e LDK-së fillon me burrat që janë tash në udhëheqjen e saj. Kjo është keq për ta dhe keq për LDK-në, sepse në këtë mënyrë ka humbur një pjesë të legjitimitet dhe një pjesë të energjisë të vet që vjen nga historia e saj briliante që ka qenë në vitet e para të saj.

Isam-mustafa-08_49920

Si po udhëheq Isa Mustafa LDK-në krahasur me Fatmir Sejdiun?

Lufta e brendshme që është zhvilluar në LDK pas vdekjes së Rugovës ka qenë luftë politike jo alternativave por e karrigave.

Kështu ka qenë me Kuvendin famëkeq të karrigave me Nexhat Dacin dhe më pas. Pra, është një parti që pas humbjes së liderit të saj historik ende nuk e ka gjetur ekuilibrin dhe liderin e vërtetë. Jam i bindur që kjo periudhë është e liderëve tranzitorë dhe në të ardhmen LDK-ja duhet të riprofilizohet dhe të gjejë liderë të ri.

Më pëlqeu sot një ide që kishte Lutfi Haziri, për nevojën e krijimit të një fryme të re të neo-rugovizimit, ashtu e kishte emërtu. Ka nevojë që mbi historinë e së kaluarës të ndërtohen vlerat dhe realitetet e reja me njerëz të rinj, sepse Kosova por edhe anëtarësia e LDK-së shumica janë njerëz të rinj dhe kanë nevojë që të ketë një fytyrë të re, profil të ri që i reflekton interesat e gjeneratave të reja të shqiptarëve të Kosovës.

A ka LDK-ja brenda saj njerëz që mund të shndërrohen në lider reformues të partisë?

Jam i bindur që me gjitha vështirësitë, LDK brenda saj ka intelektualë dhe politikanë të cilët kanë kapacitete për të udhëheq dhe për t’u shndërruar në lider.

Veç t’iu rikujtoi që në Kroaci është zgjedh kryeministër jashtë politik i cili deri sot ka qenë vetëm një personalitet i suksesshëm në sferën e biznesit.

Pra, edhe LDK-ja dhe partitë e tjera do të duhej ta akceptonin këtë filozofi, pra inkuadrimin e njerëzve të rinj, të profileve të ndryshme sepse ata sjellin energji dhe vlera të reja që është mënyra më e mire për t’u reformuar partia, jo për të mbetur 20-30 vjet të njëjtit njerëz, të njëjtit figura të cilët nuk kanë energjinë e duhur për të bërë reforma dhe për t’i përcjell ndryshimet që ndodhin në shoqëri me ndryshimin e gjeneratave. /tesheshi.com/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Next Post
Erion Veliaj këmbëngul: firma në gjobën ndaj PD-së është e policit Karaj

Erion Veliaj këmbëngul: firma në gjobën ndaj PD-së është e policit Karaj

Ide dhuratash në minutën e fundit (foto)

Ide dhuratash në minutën e fundit (foto)

Shkarkohet kreu i Kulteve Ilir Dizdari, ja deklarata që i kushtoi postin

Shkarkohet kreu i Kulteve Ilir Dizdari, ja deklarata që i kushtoi postin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni