Sot mbushen 26 vjet nga një prej ngjarjeve më të rënda të luftës së Bosnjës, bombardimi dhe prishja e Urës së Mostarit
“Raca njerëzore ngriu për një moment”, pat thënë ish-presidenti Alija Izetbegoviç, duke iu referuar asaj që ai tha se ishte momenti më i vështirë gjatë agresionit serb.
Gjithçka ndodhi më 9 nëntor 1993, në 10 orë e 16 minuta, pas një dite të rënduar me bombardime
Ura e famshme i ndërtua midis viteve 1557 dhe 1566 me urdhër të Sulejmanit të Madhërishëm.
Ajo u rehabilitua vite më pas në kushte paqeje, financuar nga ndërkombëtarët, e mbahet si një prej monumenteve më simbol të arkitekturës osmane në Ballkan. /tesheshi.com/