Turqia, vendi nga i cili Shqipëria e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit do ketë 500 banesa të reja për të pastrehët, u godit vetë nga një i tillë mbrëmjen e së premtes.
Ndodhi kjo në lindje në vendit, ku epiqendra qe në qytetin Elazig, më i prekuri nga lëkundjet. Deri më tani bëhet fjalë për afro 20 të pajetë e qindra të plagosur.
Ekipet e shpëtimit vijojnë intensivisht punën duke kërkuar për jetë nën gërmadhat e godinave të rrënuara.
Llogaritet që lëkundjet të kenë qenë 6.8 Richter.
Ato u ndjenë në Siri, Liban, Gjeorgji dhe Armeni. /tesheshi.com/