Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

21 vjet nga “26 maji, ‘96”/ Kur PS-ja lihej me 10 mandate dhe Berisha deklaronte: bojkot i kuq!

by te Sheshi
26/05/2017
in Kryesore, Kujtesë, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
21 vjet nga “26 maji, ‘96”/ Kur PS-ja lihej me 10 mandate dhe Berisha deklaronte: bojkot i kuq!

Kanë kaluar 21 vjet që atëherë. 26 maji 1996 ka hyrë tashmë në historinë e politikës shqiptare  si precedent i dhunimit të votës së lirë.

Është pikërisht ai moment kur marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe vendet e BE-së nisën të pësojnë çarjen e madhe, që pak muaj më vonë do shkonin drejt rrënimit të plotë, ku iu ndihu dhe kriza e piramidave financiare që më pas degjeneroi në anarki.

E megjithatë, lideri i kohës Sali Berisha e cilësonte atë ditë të 26 majit, si festë e demokracisë duke shprehur bindjen se parlamenti i ri shqiptar doli nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. E thoshtë këtë me një sforco dhe imponim politik, pasi opozita vendosi bojkotin e tyre, aty nga orët e pasdites, duke gjykuar se nuk mund të vijohej të qëndrohej ende në komisione, teksa presioni dhe tendencat për manipulimin e votës ishin bërë të padurueshme .

“Ftoj deputetët e opozitës së majtë të braktisin bojkotin e kuq”, do bënte thirrje Berisha, duke u shfaqur më shumë se president, kryetar i PD-së. Dhe ja si i cilësonte ai votimet e datës 26, vetëm pak ditë më vonë, më 1 qershor, gjatë një fjalimi në parlamentin e ri, teksa dhe sheshi “Skëndërbej” ishte përgjakur nga rrahja që iu bë disa eksponentëve të opozitës që kishin dalë për të protestuar.

Në sallën e parlamentin, i vetmi socialist i pranishëm, ishte një adash e koleg i Berishës, Sali Rexhepi nga Librazhdi, i cili më pas u bë hasha nga PS-ja për aktin e tij të “ndarjes nga tufa” me mosbojkot.

Përshëndetja e presidentit Sali Berisha:

“Të nderuar deputetë!

Fillimi i punimeve të legjislaturës së re më jep rastin t’i shpreh parlamentit shqiptar dhe ju, ligjvënësve të zgjedhur me votën e lirë, nderimet e mia më të thella dhe t’ju uroj suksese në punën tuaj fisnike. Me këtë mesazh unë dëshiroj të shpreh bindjen time se parlamenti i ri shqiptar, që doli nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 26 majit, do të vazhdojë me përkushtim rrugën e nisur nga parlamenti i mëparshëm dhe do të përmbushë me nder misionin e tij historik në këtë fund shekulli. Ky parlament do t’i japë vendit ligjet që i mungojnë dhe do të përsosë ligjet e reja, në mënyrë që Shqipëria të hyjë në vitet 2000, me një kuadër të plotë dhe më të përsosur të shtetit ligjor, institucioneve dhe ligjeve të tij. Ky parlament, me veprimtarinë e tij, kontrollin e tij mbi ekzekutivin, do të japë ndihmesën e tij të madhe në përsosjen e qeverisjes në Shqipëri, konsolidimin e institucioneve të reja, zbatimin rigoroz të ligjit.

Parlamenti i ri, me ligjet dhe tërë veprimtarinë e tij, do të ketë rol përcaktues në zbatimin në Shqipëri të programit elektoral të Partisë Demokratike, nga vënia në jetë e të cilit do të fitojnë njëlloj të gjithë shqiptarët. Parlamenti i ri, me ligjet e reja që do të miratojë, do të zgjerojë e konsolidojë hapësirën e tregut dhe të lirisë dhe do të jetë shtyllë kryesore e dinjitetit, sovranitetit kombëtar të Shqipërisë. Ai nëpërmjet ligjeve dhe procedurave tërësisht demokratike do t’i japë vendit tërë sistemin ligjor dhe institucional të modelit evropian që do të përbëjë infrastrukturën e vërtetë ligjore të integrimit të plotë të Shqipërisë në Evropë.

Parlamenti i ri shqiptar, me lidhjet e fuqishme që do të krijojë me parlamentet e vendeve mike në rajon, në Evropë dhe në botë, si dhe me institucionet parlamentare ndërkombëtare, me ratifikimin e marrëveshjeve traktateve dhe konventave të bashkëpunimit me vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare, do të japë ndihmesën e tij thelbësore në konsolidimin e miqësisë, bashkëpunimit të Shqipërisë me këto vende dhe institucione. Përfitoj nga ky rast të ftoj deputetët e opozitës së majtë të braktisin bojkotin e kuq dhe të mos bëhen bashkautorë me njërin nga aktet më të shëmtuara në tërë historinë e demokracisë botërore, akt i cili u përgatit me kujdes gjetiu, për të destabilizuar demokracinë shqiptare dhe nëpërkëmbur sovranitetin e Shqipërisë.

Duke i shprehur respektin tim të palëkundur të gjithë atyre, i ftoj ata të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë që burojnë nga mandati i të zgjedhurve, të përfaqësojnë me dinjitet elektoratin që u besoi votën, shpresat dhe idealet e tij demokratike dhe atdhedashëse dhe të marrin pjesë aktive në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë shqiptare, të shndërrojmë të gjithë bashkërisht parlamentin, tempullin e demokracisë, në shtyllën kryesore të ndërtimit të saj. Unë dua t’i siguroj deputetët e opozitës së majtë dhe të opozitës në tërësi për luajalitetin e palëkundur të pushtetit që doli nga zgjedhjet e 26 majit, ndaj opozitës dhe rolit të saj në zhvillimin e demokracisë. Duke përfunduar, ju uroj edhe një herë punë të frytshme për mbarësinë e Shqipërisë dhe të demokracisë shqiptare.”

Bojkoti i “kuq” si pengesë për zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të Kuvendit

Seanca drejtohej nga i ndjeri Sabri Godo, deputet i Partisë Republikane, në respekt në traditëës së përzgjedhjes së deputetit me moshën më të madhe.  Por në atë seancë pati vështirësi për procesin e zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së opozitës. Mungonin kandidaturat e saj dhe përfaqësuesit përkatës për të kryer procesin. U shfrytëzua si opozitë pikërisht Sali Rexhepi. “Vetmitari” i majtë, thyes i bojkotit, u bë pjesë e procesit të zgjedhjes së kryesisë dhe kryetarit të kuvendit, pasi mori pjesë në komisionet e votimit. Dhe prania e Rexhepit në atë proces u shit nga mazhoranca si zëri opozitar në parlament.

Por pengesat do të vinin më tej. Do të duheshin propozime për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit që i përkiste opozitës.  Nuk pati kandidatura sepse nuk pati opozitë. Në këtë situatë deputetit Azem Hajdari kërkonte kështu ndihmën e opozitës së munguar:

Azem Hajdari: “Falemnderit, zoti kryetar i seancës. Duke qenë dakord me propozimin e Grupit Parlamentar, të bërë nga zoti Spahia, për kandidaturën që paraqet grupi ynë për kryetar dhe për nënkryetar të Kuvendit Popullor, dhe duke qenë plotësisht të bindur që ne kemi paraqitur 2 kandidatura dinjitoze, meqenëse rregullorja e parlamentit më shtyn që të diskutoj për procedurë do t’i ftoja forcat e opozitës që të na ndihmonin në këtë rast për të kapërcyer procedurat që të konkludojmë me krijimin e komisionit të votimeve, sepse votat për person mbahen të fshehta dhe rregullorja parashikon 2 kandidatura.

Ne si Parti Demokratike kemi dalë me nga 1 kandidaturë për secilin funksion. Do t’ju lutesha ju që si opozitë, në këtë rast, të na ndihmoni që ne të procedojmë, pasi nuk kemi kandidatura të tjera që t’i paraqesim, ose do të kalojmë në komision. Në votimin e fshehtë do të votohet për një person.

Ndërsa për rastin e nënkryetarit tjetër, meqenëse Partia Socialiste ka grup parlamentar, në bazë të rregullores mbi 7 deputetë, dhe meqenëse atyre u vijnë mendtë me vonesë dhe zakonisht iu vijnë dikur, pa dyshim do t’ua lëmë një vend

Në përfundim të votimit komisioni shpall kryetar të Kuvendit Popullor zotin Pjetër Arbnori dhe zëvendëskryetar të kryesisë zonjushën Margarita Qirko.”

Statistika të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 26 majit

Nga 140 vendet e Parlamentit Partia Demokratike ka fituar 122 deputetë, Partia Socialiste – 10 deputetë, Partia Republikane – 3 deputetë, Balli Kombëtar – 2 deputetë, Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – 3 deputetë.

Mosha mesatare e 140 deputetëve të zgjedhur është 46 vjeç dhe 20 prej tyre janë zonja. Të gjithë deputetët e këtij Parlamenti janë me arsim të lartë, 35 kanë tituj profesorë dhe doktorë të shkencave, si dhe janë anëtarë të Parlamentit shumë personalitete nga fusha e kulturës dhe artit. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
“Hakmarrja” e Snapchat, i vjedh Instagramit këto opsione

"Hakmarrja" e Snapchat, i vjedh Instagramit këto opsione

Lë këtë botë Gjovalin Kadeli, deputeti i LSI-në në Lezhë

Lë këtë botë Gjovalin Kadeli, deputeti i LSI-në në Lezhë

U shty nga Trump, kryeministri malazes: kishte të drejtë!

U shty nga Trump, kryeministri malazes: kishte të drejtë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni