Tani e 21 vjet më parë, nga e vetmja media që ekzistonte në atë kohë, RTSH-ja, do jepej me një angështi lajmi se shqiptarët e kishin refuzuar me votë projektin e një Kushtetute të çuar në referendum, pikërisht atë të hartuar nga Partia Demokratike, e cila kishte dy vjet në pushtet.
Projekti u promovua dhe u mbrojt fort nga ish-Presidenti Sali Berisha, ndërkohë që opozita e majtë e kundërshtoi atë si një Kushtetutë që synonte të formatonte pikërisht pushtetin personal të Berishës. Ishte pikërisht projekti i Kushtetutës që çoi në divorcin mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialdemokrate, pra të Berishës me Gjinushin, pasi ky i dyti u largua nga koalicioni me të djathtën duke u rreshtuar përfundimisht tek e majta.
Po në këtë kohë, në fjalorin politik të Berishës hyn dhe termi kriptokomunist, të cilin jua adresonte kundërshtarëve të tij në opozitë.
Referendumi i 6 nëntorit të vitit 1994 vinte pas humbjes së zgjedhjeve lokale nga ana e PD-së, atyre të majit të vitit 1993. Ndaj dhe u përjetuan si një disfatë e rëndë politike. Megjiithatë, votimet e referendumit të Kushtetutës, ishin model për nga organizimi dhe standartet. Në këtë pikë, ato janë dhe historike, pasi ishin dhe të fundit zgjedhje ku nuk pati asnjë kontestim dhe gjithçka që i duhej një proçesi zgjedhor ishte mëse normal.
Dhe ditë më pas nisën reagimet e para, ato politike. Ndër to ishte dhe një letër e Edi Ramës drejtuar Sali Berishës, por në kushte krejt të tjera nga të sotmet. Atëherë Rama nuk ishtë aktiv në politikë, por vetëm në publicistikë, ku gjithsesi i bënte një oponencë të fuqishme Berishës, e kuptueshme kjo nga përvoja e hidhur e Dhjetorit studentor kur u divorcua që në orët e para nga PD-ja e sapoformuar. Në letër, Rama i kërkon Berishës që të reflektojë mbi refuzimin që i shqiptarët i bën me votë projektit të tij të Kushtetutës, siç e përfundon me thënien stereotipe “sa nuk është vonë”…
Letra:
“….Pasi e kanë kundërshtuar projektin e një Kushtetute Bunker për Presidentin, shqiptarët gjenden në një udhëkryq shumë të rrezikshëm nëse juve dhe Partisë që Ju drejtoni do t`ju mungojë vullneti i nevojshëm për të reflektuar mbi Arsyet e Vërteta të dështimit të projektit, shumë shpejt të gjithë ne mund të jemi dëshmitarë të një Katastrofe Politike, e cila, përveç Jush dhe Partisë Suaj, do të shkatërronte dhe vetë ëndrrën e demokracisë.
…Vota kundër projektit të Kushtetutës nuk është aspak një votë nostalgjie për të vjetrën siç është shkruar krejt në mënyrë të sipërfaqshme edhe në disa gazeta të huaja, vota kundër projektit të Kushtetutës nuk është asnjë votë kundër strukturës apo disa neneve absurde të këtij projekti, të cilin jam i sigurt se 99% e shqiptarëve, përfshirë këtu edhe ideologët e Partisë Suaj, nuk e kanë lexuar fare, vota kundër projektit të Kushtetutës nuk është as votë pro platformës së opozitës socialiste…
Vota kundër projektit të Kushtetutës është një votë proteste kundër Sali Berishës zoti president!
Vota kundër projektit të Kushtetutës është një votë proteste kundër Partisë së Sali Berishës, kundër televizionit të Sali Berishës, kundër gazetave të Sali Berishës, kundër Qeverisë së Sali Berishës, kundër Gjyqeve të Kafeve të Sali Berishës, kundër Sigurimit të Sali Berishës, kundër intelektualëve rekrutë të Sali Berishës, kundër Presidentit kosovar të Sali Berishës, kundër Pleqve Sklerotikë të komunizmit shkencor dhe Sazexhinjve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Sali Berishës, kundër Kanunit dhe çiftelive të Sali Berishës, kundër aksionit enverist të demokratçikëve të Sali Berishës për të nxjerrë deri dhe çiliminjtë në sheshet e luginat e mitingjeve, bile nuk do ta ekzagjëroja aspak zoti President sikur t`ju thoja se vota kundër projektit të Kushtetutës ishte një votë proteste dhe kundër vetë zërit të ngjirur të Sali Berishës!
…Është e vërtetë që, kompleksi shqiptar, ështu si çdo kompleks kombëtar, ka konstante që gjenden në epoka të ndryshme të historisë dhe ne shqiptarër kemi njëfarë tërheqjeje kah brutaliteti, kah kundërshtimi apriori, kah pozicionet asgjësuese, ashtu siç nuk ka dyshim që deformacionet e rënda në evolucionin politikdhe në sistemin e vlerave, të cilat aq shumë kanë rënë në sy këto vite lirie, i kanë rrënjët thellë në të kaluarën dhe në karakterin e shqiptarit dhe që një fat i ngjashëm historik nuk do të kishte provokuar të njëjtat reagime tek popujt e tjerë.
Por, tashmë nuk është fjala për të ditur nëse respekti për dhunën, britaliteti, kokëfortësia fëminore, janë konstante të karakterit shqiptar, sepse, sidoqoftë, këto tipare gjenden dhe në popujt e tjerë, problem është të ngrejmë pyetjen se a është dhe paaftësia e shqiptarëve për të përvetësuar principin bazë të jetës shoqërore evropiane, Dialogun, një konstante e karakterit shqiptar?
….me aq sa më lejon vendi do të trajtoj këtu një fenomen të veçantë i cili fillon të shfaqet pas vdekjes së gjeneralit Enver Hoxha, pikërisht atëherë kur komunizmi shqiptar filloi ta humbte prestigjin e tij, derisa më 1989 ky prestigj u zhbë krejt duke lënë trashëgim reflekset e kushtëzuara të Frikës. Përgjatë këtyre viteve, në mënyrë gati-gati të shurdhët, dalëngadalë filloi të shtrihej e zgjerohej ndenja e trembur e një solidariteti mes njerëzish të shkelur keqas në personalitetin dhe individualitetin e tyre, e paralelisht, shpirtëra të hapur karshi neurozave dhe histerisë filluan të shfaqen për tu bërë të panumërt në jetën politike të vendit pas dhjetorit
90, ku gjendja e qëndrueshme gjysmëshekullore e Frikës Kolektive u transformua në histeri politike.
….Siç e tregon më së miri dhe eksperienca jonë e derikëtueshme, kjo histeri e madhe politike, e cila pllakosi vendin duke përfshirë krejt shoqërinë e dalë nga trauma e gjatë, karakterizohet nga paaftësia për zgjidhjen e problemeve që nxjerr liria, nga paqartësia apo hipertrofia në vlerësimin e vetvetes, nga reagimet jorealiste dhe krejt të dispropocionuara ndaj botës përreth. Të gjithë individët që kontribuojnë në çlirimin e manifestimeve histerike të shoqërisë, qoftë përmes aksionit politik të drejpërdrejtë, qoftë përmes aderimit të tyre në doktrina të ndryshme politike, nuk janë domsdoshmërisht politikanë profesionistë dhe pozicionimi i tyre politik nuk është veçse një aspekt i psiqikës së tyre të rënduar. E pa farë dyshimi, Histeria Politike sekretoi në Shqipërinë postkomuniste një lloj individi qorr, të kufizuar dhe kokëdërr, të zellshëm për ti besuar iluzioneve të marra të histerisë dhe për t
i përhapur ato; ajo polli një grup përfituesish, të cilët dke notuar mbi dallgët e ngritura nga era histerike e Antikomunizimit Vulgar, jetojnë boll mirë; natyrisht nuk mungoi dhe zulma e torturuesve dhe gangsterëve që, e fshehur nën qeleshen e gavroshit të demokracisë shqiptare, u lidh pas kërthizës së pushtetit.
…Një shoqëri e ekuilibruar, edhe pse përfshihet ndonjëherë në manifestime të dhunshme të të gjitha kategorive, arrin më të fund në zgjidhjen e provblemeve, pra, arrin ti shpëtojë histerisë, sepse hysteria nuk është veçse një bunker për t
iu shmangur konfrontimit me problemet; e jo vetëm i shpëton histerisë, por del më e fortë nga kalvari i mundimeve të saj, sepse pasi i ka kërkuar shkaqet e vërteta të së keqes që e ka mbërthyer, nxjerr konkluzionet, duron atë që e njeh si të paevitueshme, merr përgjegjësinë për atë që e pranon hapur si dështimin e saj, kërkon sadisfaksion moral tek padrejtësitë që i janë bërë, dorëzohet para asaj çka nuk e ndryshon dot, heq dorë nga iluzionet e parealizueshme, fikson dhe përmbush detyrat e saj. Por krejt e kundërta ndodhi në Shqipëri: karakteri i pamasë dhe i paparashikuar i shkatërrimit në të gjitha kuptimet, ndenja dominante që vuajtjet tona ishin të pamerituara, të padrejta, çnjerëzore, problemet e rënda që u shfaqën rradhazi, papjekuria…
Duke u rikthyer tek referendumi i 6 nëntorit, duhet të besoni zoti President se përgjigja negative ndaj projektit të Kushtetutës që ju paraqitet dhe propaganduat nën zhurmën e daulleve dhe çiftelive duke humbur çdo sens mase, është përpjekja instiktive e shoqërisë për tu ngritur nga lëngata e Paralizës Politike, është shenja e parë që shoqëria kërkon të reagojë, është tentativa për t
u zgjuar nga ëndrra me sy hapur e integrimit të shpejtë evropian, është përpjekja për të ardhur në vete e për të mos besuar më në Abrakadabrat e Partisë Demokratike, është Momenti Historik kur Histeria Politike është përplasur me Kokëfortësinë e Fakteve, të cilat janë përherë më rezistentë sesa formulat magjike apo iluzionet. Pas kësaj përplasjeje mund të vijë zhdehja dhe shërimi, të cilën e uroj me gjithë shpirt edhe për ju, ose një tjetër histeri, edhe më e keqe se kjo e derikëtueshmja, frika e tmershme ndaj së cilës ishte dhe motivimi im për t`ju shkruar këtë letër.
…Duke humbur mbështetjen popullore, ju zoti Prsident keni humbur shansin e madh të humbisni dhe mundësinë për të absurdizuar pushtetin tuaj personal, por, nëse pikërisht tani, ju nuk do të kërkoni ta rifitoni atë mbështetje përmes Dialogut dhe Tolerancës zbutjen e qindramijra shiprtërave të trazuar, atëherë shoqëria shqiptare rrezikon të mbetet e paralizuar dhe të mos arrijë dot të përfitojë nga Neveria që ka krijuar për Pushtetin Personal, por përkundrazi të kërkojë qorrazi rrëzimin tuaj, e pastaj të gjejë pas jush dorë edhe më të fortë, e cila do ta zhyste dëshirën për demokraci akoma më thellë në Baltën e Demagogjisë dhe të shkeljes së të Drejtave të Njeriut.
…zoti President,
Revolta e studentëve kundër sistemit totalitar ishte rëvoltë kundër Gënjeshtrës, kundër Dhunës, kundër Pisllëkut, ishte revolta e individit që mund Frikën, ndërsa vota kundër projektit të Kushtetutës ishte verdikti kundër Nostalgjisë për Frikën. Midis Diktaturës Zemërgjerë të Partisë Suaj dhe Lirisë, shqiptarët zgjodhën rrugën më të vështirë, rrugën e Ankthit, të Individualitetit, të Përgjegjësisë, tek të cilat është mishëruar Liria, e vetmja rrugë e drejtë për në dyert e Shtëpisë së Përbashkët Evropiane.
Me përjashtim të atyre katërqind e kusur intelektualëve të nderuar që nuk bëjnë dot pa dashurinë Tuaj dhe të Partisë Suaj, shqiptarët nuk duan një Dorë të Fortë, por një Republikë shoqërisht të Drejtë, në të cilën Individi nuk do të ketë frikë të të jetë i ndryshëm, në të cilën nuk do të vijnë duke u shtuar vuajtjet e të vuajturve, e pleqve, e fëmijëve, një Republikë që do të vigjëlojë me kujdes kundër Krimit dhe Korrupsionit, një republikë që do të ekzaltojë vlerat morale dhe shpirtin krijues të Njeriut të lirë.
Shqiptarët e kanë kuptuar që as një kushtetutë e shkëlqyer nuk është në vetevete një Shtet i së Drejtës, sepse garancia themelore e këtij shteti është mjedisi demokratik ku e Drejta mishërohet, Ndërgjegja Demokratike në funksion të së cilës janë kultura qytetare e lidërshipit politik, mençuria e tij politike, sensi i tij i drejtësisë, paanrshmëria e tij, aksioni i tij i matur politik. Ju dhe Partia juaj, zoti President, nuk keni dhënë ende asnjë nga këto garanci që përbëjnë themelin e asaj çka të gjithë së bashku duam të ngremë, një Demokraci dhe një Shtet Juridik.
Sovrani e dha verdiktin dhe tani është rradha juaj ta respektoni atë në të gjithë domethënien e vet, është rradha juaj të qëndroni përballë Realitetit, të dëgjoni apelin e kohës, të kuptoni ekzigjencat e momentit, të respektoni përshpejtimin e ritmit të shqiptarëve, nevojën e tyre urgjente për drejtësi dhe informacion të lirë. Nuk është ende vonë… “
/tesheshi.com/