Pasi u përkujtua 21-vjetori i vrasjes së ish-liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, kujtohet sot, tre ditë më pas, edhe 21 vjetori i asaj që u quajt “grusht shteti” nga bashkësia ndërkombëtare, sulmi ndaj institucioneve të shtetit, pas një devijimi të kortezhit të përmotshëm për të ndjerin.
Gjithçka u konsumua në hapësirën mes Kuvendit, Kryeministrisë dhe RadioTelevizionit, që të trija të sulmuara nga turma militantësh, ku u përdorën deri dhe tanke e anti-tanke.
Ishte ndërhyrja e fortë e ndërkombëtarëve ajo që detyroi lidershipin demokrat që të zbrapsej, duke lënë pas shijen e hidhur të një skene alla ’97, edhe pse deri diku vijonte e njëjta atmosferë, paçka rivendosjes së rendit. /tesheshi.com/