Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

20 fotografitë e javës: sulmi në Berlin, evakuiimi i Halepit dhe vrasja e ambasadorit rus

by te Sheshi
26/12/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
20 fotografitë e javës: sulmi në Berlin, evakuiimi i Halepit dhe vrasja e ambasadorit rus

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, evakuiimi i lindjes së Halepit dhe vrasja e ambasadorit rus në Turqi – kjo javë ka qenë e mbushur plot me ngjarje e nuk kishin si të mungonte fokusi i aparatit fotografik, në shkrepje që do të mbeten në historinë e vitit 2016.

Më poshtë 20 fotografitë më të mira të javës të kapura në celuloid nga fotoreporterët më të mirë të botës, në një përmbledhje të sjellë nga “The Guardian”.

Punonjës të ekipeve të shpëtimit ecin pranë kamionit të dëmtuar që hyri në një treg Krishtlindjesh në Berlin. 12 njerëz u vranë në këtë sulm, gjashtë prej të cilëve gjermanë. 48 persona të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ekspertët e mjekësisë ligjore sigurojnë provat pranë një trupi të mbuluar në skenën e shkëmbimit të zjarrit midis policisë dhe një personi të armatosur në lagjen Sesto San Giovanni në Itali.  Autoritetet konfirmuan se personi i vrarë ishte Anis Amri, 24-vjeçari tunizian I dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Një pemë Krishtlindjesh shtrihet në rrugë pranë tregut ku ndodhi sulmi me kamion në Berlin. Autori i sulmit kishte shpallur aleancë me liderin e ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Papa Francesku, pas një peme Krishtlindjesh, gjatë lutjes së mesditës, Angelus në studion e tij që ngrihet mbi sheshin e Shën Pjetrit.

Xhirafë në një qendër të mbrojtjes së jetës së egër në Najrobi. Kërkimet e gjata kanë treguar se xhirafat rrezikojnë të zhduken, pasi numri i tyre ka rënë me 40 për qind në tre dekadat e fundit, në një shifër prej 97.500. Një nga nën-speciet më të rrezikuara është ajo nubiane, popullsia e të cilave në Etiopi dhe Sudanin e Jugut ka rënë nga mbi 20 mijë në vetëm 650 të tilla.

Një protestuese kongoleze qëndron në tokë pasi policia hapi zjarr me plumba kauçuku gjatë një demonstrate kundër presidentit, Joseph Kabila. Mandati i presidentit përfundon këtë javë, por shumë druhen se ai do të qëndrojë në pushtet në mënyrë të përhershme.

Një person bën gjeste në mes të rrugës ndërsa njerëzit mblidhen për të protestuar në lagjen Jolo në Kongo. Forcat e sigurisë kanë injoruar presionin ndërkombëtar për të ndalur një valë represioni që synon shtypjen e protestave të mëtejshme kundër qeverisë së presidentit Kabila.

Një burrë i moshuar ecën përmes smogut të dendur në një park. Autoritetet e Pekinit shpallën alarmin e kuq pesëditor, duke mbyllur shkollat, e duke ndaluar me mijëra automjete për të mos dalë në rrugë për shkak të resë së dendur me smog toksik që përfshiu kryeqytetin kinez.

Forcat pro-qeveritare ecin ndërsa në Halep bie dëborë. Evakuiimi i lindjes së Halepit tashmë ka përfunduar, duke mbyllur një kapitull kyç në rrebelimin kundër presidentit të vendit, Bashar al-Assad. Rreth 4 mijë luftëtarë kryengritës dhe civilë u larguan nga qyteti këtë javë, si grupi i fundit që mbetej në pjesën krejtësisht të rrënuar të qytetit.

Një djalë qëndron i ulur pranë gjërave të veta që ka mbledhur nga rrënojat e shtëpisë së tij në lagjen al-Arkoub. Ushtria siriane tha se e ka rimarrë tërësisht Halepin dhe ka rivendosur “sigurinë” në qytet.

Një anëtar i forcave speciale të Irakut qëllon mbi një dron të ISIS në lagjen al-Barid. Trupat speciale irakene janë sulmuar nga dronë të operuar prej luftëtarëve të ISIS në Mosul.

Anëtarë të forcave speciale irakene kërkojnë për militant të ISIS në një shtëpi në lagjen al-Barid.

Njerëzit struken në një qoshe pasi Andrei Karlov, ambasadori rus në Turqi, u qëllua për vdekje në një galeri arti. Karlov u qëllua nga një ish-oficer policie që thërriti “Mos harroni Halepin” ndërsa tërhoqi këmbëzën.

Agresori Mevlut Mert Altıntas bën me shenja pasi kishte qëlluar ambasadorin Karlov. Ai dukej i tensionuar. Duke ecur përrreth trupit të ambasadorit, ai rrëzoi edhe disa nga fotot që vareshin në mure. Fotografia vjen nga një reporter që ishte i pranishëm në sallë e që tregoi më pas se ishte në dijeni të rrezikut, që edhe ai vetë mund të qëllohej nga agresori. Por në fund, nxitja profesionale kishte fituar duke bërë që reporteri  Burhan Ozbilici të shkrepte fotografi nga afër,  për agjencinë e lajmeve AP.

Një fëmijë me qerpikë të ngrirë pozon për një fotografi në Ardahan, Turqi.

Një vajzë e fotografuar gjatë fjalimit të Donald Trump në turin e tij të falënderimeve pas zgjedhjeve. Presidenti i zgjedhur shkroi në rrjetet sociale këtë javë se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë dhe zgjerojnë aftësitë e tyre bërthamore derisa të vijë koha që bota të kuptojë rrezikun.

Një shpërthim masiv shkatërroi tregun më të madh të fishekzjarreve në Meksikë. Shpërthimi vrau të paktën 31 persona dhe plagosi 70 të tjerë.

Sërfisti Tom Butler kap një dallgë në garën e Nazares në Portugali për kampinatin Praia do Norte.

Vallëzuesit e një kompanie baleti në Shën Petërsburg performojnë Liqenin e Mjellmave.

28-vjeçari Leandro Souza shpërndan dhurata për fëmijët në Brazil.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?
Afrika

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Next Post
Parkoi keq, pastruesi i rrugëve i jep një mësim të mirë shoferit (video)

Parkoi keq, pastruesi i rrugëve i jep një mësim të mirë shoferit (video)

Rezoluta për ngulimet izraelite: Netanyahu thërret ambasadorin amerikan

Rezoluta për ngulimet izraelite: Netanyahu thërret ambasadorin amerikan

Ditë zie në Rusi për viktimat e avionit të rrëzuar, përjashtohet mundësia e një akti terrorist

Ditë zie në Rusi për viktimat e avionit të rrëzuar, përjashtohet mundësia e një akti terrorist

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni