Kukësi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të 19-vjetorit të eksodit kosovar, ku qyteti verior mori dhe një famë ndërkombëtare për shkak të strehimit të mbi 500 mijë kosovarëve.
“Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të z. Pacolli në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, ishte motivacioni i nderimit të Pacollit.
Në atë kohë, Pacolli kontribuonte për kauzën kosovare duke financuar UÇK-në, kampet e refugjatëve, si dhe duke e ndërkombëtarizuar dramën kosovare me Ana Oxa-n në krah, bashkëshorten e tij në atë kohë.
Në Shqipëri, Pacolli mban titullin “Qytetar Nderi” dhe në Korçë e Lezhë, ndërkohë mban dhe titullin e lartë “Nder i Kombit”, dhënë nga Presidenca shqiptare. /tesheshi.com/