Njihet si Njeriu-Merimangë i jetës reale. Arsyeja?
Sepse arriti të ngjitej në majën e një ndërtese 187 metra të lartë, duke mos përdorur litar të sigurisë, por vetëm këpucë speciale për ngjitje dhe shkumës për të mos i rrëshqitur duart.
55 vjeçari Alain Robert sfidoi ligjet e gravitetit duke u ngjitur në një ndërtesë të lartë në Paris.
Kjo nuk është hera e parë që ai rrezikon jetën, për t’u ngjitur nëpër ndërtesa të larta pa përdorur pajisje mbrojtëse. Robert e ka bërë këtë gjë që kur ishte 11 vjeç dhe është ngjitur në më shumë se 150 ndërtesa të larta anembanë botës./tesheshi.com/
https://youtu.be/nNGBxXN7QC0