Shtatëmbëdhjetë vetë u mbytën në një lumë në Kinë gjatë një stërvitjeje për të garuar në Festivalin tradicional të Boat Dragon, kur bashkimi i dy rrjedhave të lumit shkaktoi një rrymë të fuqishme dhe mjeti i tyre u përmbys.
Rreth 57 veta ranë në ujë, ku shumica nuk kishin veshur jelekë shpëtimi.
Rreth 200 efektivë të ekipeve të shpëtimit u dërguan për të ndihmuar pa mundur t’i shpëtonin të gjithë.
Dy persona janë arrestuar në lidhje me aksidentin.
Gara Boat Dragon është e njohur në pjesë të ndryshme të Azisë dhe Festivali është një festë tradicionale në Kinë. /tesheshi.com/