Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Patozi propozon moratorium për të ndalur tiki takat e qeverive: të ndërtojmë një strukturë solide për dy dekadat e ardhshme

by te Sheshi
29/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Patozi propozon moratorium për të ndalur tiki takat e qeverive: të ndërtojmë një strukturë solide për dy dekadat e ardhshme

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka reaguar përmes një komenti të gjatë mbi qeverinë “Rama2”, duke u shprehur se çdo i djathtë do ishte i lumtur me “shtetin e vogël” të të të majtëve, por kjo lumturi do të venitej shumë shpejt, duke patur parasysh “oreksin” e kryeministrit për hedhur në kosh miliona lekë për rikonstruktimin e godinave qeveritare.

Sipas Patozit, kryetimonierit të shtetit shumë shpesh i “shkrep në kokë” të ndryshojë strukturën e qeverisë, një element që nuk sjell asgjë të mirë politike e ekonomike për vendin.

Patozi shkruan se një shtet “brekëgrisur”, fjalë për të cilën nuk nguron t’i kërkojë falje shqiptarëve, nuk mund të përballojë riformatimet dhe lëvizjet e shpeshta që paralajmëron kryeministri.

Në këto kushte, ai propozon një “moratorium” për të ndaluar “tiki takat” e qeverive shqiptare, jo vetëm të kryeministrit aktual por edhe të atyre që do ta pasojnë.

Astrit Patozi propozon ekzistencën e një strukture solide shtetërore për një apo dy dekadat e ardhshme, një “piramidë” ministrore, që do të kursente miliona euro për shqiptarët.

Komenti i Astrit Patozit

SI TA MBROJMË QEVERINË NGA KRYEMINISTRI?

Po të nisesh nga doktrina i bie që si të djathtë ne duhet të ishim të kënaqur me qeverinë e re të Edi Ramës. Por duhet të jesh fare naiv dhe të mos kesh jetuar asnjë ditë në Shqipëri që ta konsiderosh aplikim të konceptit për shtet të vogël kabinetin e fundit të timonierit tonë. Sepse është fare e qartë për këdo që gjithcka është ngjizur dhe ndërtuar në funksion të përqëndrimit edhe më të madh të pushtetit tek një njeri i vetëm. Ku ministrat e rralluar janë thjesht gishtërinjtë e të njëtës dorë.

Por nuk është ky subjekti i shqetësimit tim. Ajo që më bën më shumë përshtypje në kompozimin e qeverisë së re është lehtësia për të ndryshuar kaq radikalisht strukturën qeverisëse të një vendi të varfër. Dhe nuk është se ka pasur rotacion pushteti, por është i njëjti kryeministër, i cili revizionon vetveten në mënyrë kaq agresive, pasi ka qeverisur 4 vjet pa ndërprerje. Jam i sigurt se po ta pyesësh Edi Ramën ai ka në majë të gjuhës përgjigjen, që është reflektim i mundësisë për të drejtuar i vetëm. Por, sipas meje, nuk mund të jetë kurrë arsye kaq e fortë vetëm mungesa e ministrave të LSI-së, për ta çuar timonin e Shqipërisë nga shiu në breshër.

Për të qenë realistë, duhet thënë se, ndonëse më i ekzagjeruari, Edi Rama nuk është shembulli i vetëm i këtyre 25 vjetëve në Shqipërinë potkomuniste. Për fatin tonë të keq, jo vetëm kur mbarojnë zgjedhjet, por edhe në mes mandatit, ne jemi të kërcënuar nga trillet e kryeministrave për ndryshime strukturore të ministrive, por edhe të institucioneve në varësi të tyre. Dhe kjo ka ndodhur pothuajse gjithmonë, ndonëse arsyet nuk kanë qenë kurrë të njëjta dhe në disa raste ato mund të kenë qenë të përligjura.

Dhe pyetja është se kush mban përgjegjësi për miliarda lekë, që hidhen në kosh për rikontruksione godinash, fasada, mure, shtesa kati, zyra, karrige dhe kancelari, të cilat mund të ndërrohen edhe çdo vit, në varësi të fantazisë, nevojave të castit, apo edhe humorit kryeministrit?

Edhe vendet më të pasura të botës do të mateshin një mijë herë para se të ndryshonin skemën e qeverisë, ndërkohë që udhëheqësi i një shteti brekëgrisur (të më falin patriotët) nuk e ka fare problem, jo vetëm ta bëjë, por edhe ta shesë atë si një model për t’u përshëndetur.

Por ndoshta shpenzimet administrative të këtij remonti kapital të qeverisë nuk janë e keqja më e madhe. Llogarit goditjen shpesh herë të qëllimshme, që pëson administrata, së cilës i bie performanca dhe i rritet pasiguria, sepse asnjëherë nuk i dihet se ç’sjell e nesërmja. Le më pastaj sa herë bëhen zgjedhje, kur të gjithë nëpunësve u shkon gjaku në fund të këmbëve. Sepse nuk ka asgjë të sigurt, edhe sikur, do Zoti dhe fiton partia e tyre.

Dhe duhet të kemi parasysh që për shumë punonjës të administratës janë investuar miliarda, ndoshta shumë më tepër se sa për muret dhe për orenditë e ndërtesëve qeveritare. Është edhe kjo një arsye se përse ne kemi sot administratë kaq të depersonalizuar, saqë është e gatshme ta duartrokasë me frenetizëm udhëheqësin në fjalimet ala Fidel Kastro, edhe kur ai nuk lë gjë në tokë pa thënë kundër tyre.

Por çfarë është më e rëndësishmja, Shqipëria e sotme, megjithë defektet e veta, nuk është në vitin 1913, kur sapo ishte krijuar shteti dhe konteksti politik ishte i gjithi i pafavorshëm, që duhet të eksperimentojë kaq shumë.

Të mos harrojmë se qytetari, biznesi vendas dhe investitorët e huaj, vendosin një raport të caktuar me institucionet e shtetit, dhe është qartazi në disfavorin e tyre, që ato të ndërrohen cdo dy muaj, sa herë që t’i shkrepet kryetimonierit.

Përtej dëmit moral, jam shumë i sigurt, që ky “revolucion” administrativ, ka edhe një kosto reale financiare për qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që jetojnë në Shqipëri, për të cilën nuk kanë asnjë arsye pse të paguajnë. Sepse nuk mund dhe nuk duhet te mbajë asnjëherë qyetetari përgjegjësi për paaftësinë, por ndoshta edhe për cmenduritë e qeverisë së vet.

Në këto kushte, kam bindje se lind nevoja e një moratoriumi kombëtar për ruajtjen e strukturës qeverisëse, për t’i mbrojtur institucionet dhe qytetarët nga dalldisje si ajo e Edi Ramës, por edhe nga çdo kryeministër tjetër në të ardhmen. Shqipëria në këto vite as ka humbur dhe as ka fituar gjë nga formati i kabineteve dhe as nga numri i ministrave, por çdo faturë, për mirë a për keq, e ka marrë nga vullneti politik i atij që ka administruar pushtetin.

Ndaj edhe nuk na gjen ndonjë gjë nëse e përcaktojmë, fjala vjen për 15 apo 20 vjet, se cila do të jetë në mënyrë strikte piramida e ekzekutivit, por ndoshta edhe vendi konkret i godinave të qeverisë. Jo vetëm do t’i kursenim këtij vendi të varfër miliona euro, energji dhe andralla, por do të tregonim minimumin e një shteti serioz, që respekton veten, administratën dhe qytetarët e vet.

Dhe kjo ka vetëm dy mundësi që të bëhet, ose përmes një pakti kombëtar, mazhorancë – opozitë, ose përmes kushtetutës apo një ligji të vecantë. Një opozitë e denjë ka një mijë mënyra për ta luftuar dhe rrëzuar qeverinë dhe nuk ka pse kompleksohet pse bie dakord me qeverinë për një çështje, ku të dyja palët mund të lëshojnë fare pak nga konceptet e tyre ideologjike (a thua se aty mbeti puna), në funksion të një objektivi, që i shërben njësoj vendit.

Jam shumë skeptik që një gjë e tillë ka për të ndodhur shpejt, sepse nuk shoh asnjë shenjë që timonieri i vetëkënaqur nga tepsia, që ka i ka dalë përpara, të jetë i gatshëm ta pranojë. Ndërkohë që, për të qenë i sinqertë, nuk shoh ndonjë predispozitë që ta ketë këtë shqetësim edhe bashkëautori i marrëveshjes së 18 majit. Sepse në katandisjen politike të Shqipërisë, kjo loja me formulën e qeverisë shikohet ende, jo vetëm si instrument diabolik në funksion të forcimit dhe i ndarjes së llokmave të pushtetit, por edhe si një mjet pervers i demonstrimit të plotfuqishmërisë së njëshit. /tesheshi.com/

Related Posts

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Një shans i fundit për marrëveshje nga fronti i çadrës: çfarë po negociohet në minutat e fundit

“Çadra e PD” i kurseu buxhetit të Kuvendit 17 milionë lekë…

Agjërimi i kohëpaskohshëm, me efekte pozitive për shëndetin

Agjërimi i kohëpaskohshëm, me efekte pozitive për shëndetin

Arrestohen dy të dyshuar për sulmet terroriste në Spanjë

Arrestohen dy të dyshuar për sulmet terroriste në Spanjë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni