Merr fund dosja “Sopoti” në drejtësinë maqedonase. Prokuroria ka tërhequr akuzën ndaj 11 të akuzuarve, banorë shqiptarë të fshatit Sopot, të cilët akuzoheshin se me vendosjen e një mine sollën vdekjen e dy ushtarëve polakë të NATO-s dhe shoqëruesit të tyre, ngjarje e ndodhur 15 vjet më parë. Por ata kurrë nuk e pranuan fajin. E sot janë gjendur të lirë. Ishte Prokurorja speciale, Katica Janeva, ajo që e kumtoi pafajësinë e tij.
“Në analizën e përgjithshme të fakteve të nxjerra në fjalët përfundimtare dhe nga bombat që i kishim në lidhje me këtë lëndë dhe analizat që i kemi bërë në provat që i mblodhëm në procedurën parahetimore vlerësuam se sot është e drejtë të tërheqim padinë sepse nuk ka fakte se këta persona e kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen”, deklaroi gruaja në krye të Prokurorisë Speciale.
Ndërsa për avokatin Naser Raufi, gjithçka ishte një montim.
“Tërheqja e aktakuzës nga Prokuroria Speciale sipas meje është e një niveli shumë të lartë profesionalisht. Praktikisht, me këtë arsyetim u dëshmua që e gjithë kjo procedurë që zgjati 15 vjet ka qenë një montim nga ana e shërbimit sekret”, tha avokat Raufi.
Por ngjashëm me “Sopotin” është ende në proces dhe “Mostra”, dosje që lidhet me një vrasje të pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Edhe aty nën akuzë janë shqiptarët për vrasjen e 5 të rinjve maqedonas. /tesheshi.com/