Përplasja e një autobusi me një kamion ditën e djeshme pranë Palm Springs-it, në Kaliforni, ka patur një përfundim tragjik, me 13 të vdekur e 31 të plagosur.
Midis të vrarëve ishte dhe shoferi i autobusit, kurse drejtuesi i kamionit është lënduar.
Autobusi po kthehej në Los Anxheles, dhe duket ta ketë goditur nga pas kamionin, pasi pjesa e përparme e tij është kthyer në një grumbull hekurishtesh.
Vktimat janë gjetur në ndenjëset e tyre, ndërsa besohet që shumica e tyre t’u përkasin vendeve të para në autobus. Të mbijetuarit kanë deklaruar se pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë qenë në gjumë në momentin e përplasjes.
Nuk ka ende një përcaktim të saktë të shkaqeve të aksidentit, por bëhet e ditur se autobusi ka qenë me goxha shpejtësi. /tesheshi.com/