Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

12 vjetori i LSI-së: partia që përçau të majtën dhe që rri gjithmonë në pushtet

by te Sheshi
06/09/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
12 vjetori i LSI-së: partia që përçau të majtën dhe që rri gjithmonë në pushtet

Nga Ylli Pata

Kongresi i dhjetorit 2003 ishte fatal për socialistët shqiptarë.

Fatos Nano, jo vetëm që habiti të gjithë me delirin se “prapa i vjen historia”, por përjashtoi nga udhëheqësia e Partisë Socialiste të gjithë kritikët e tij që i kishte mundur në mbledhjen e KPD-së të famshme.

Ilir Metën të parin, që nuk e zgjodhi në asnjë forum drejtues socialist dhe sipas rregullit nuk do të ishte as deputet në zgjedhjet parlamentare që po vinin.

Ilir Meta kishte disa muaj që kishte bërë ndarjen finale me Fatos Nanon, pas largimit si numri dy i qeverisë socialiste.

Pasi mbodhi rreth vetes një grup ministrash dhe deputetësh të mënjanuar, Meta vendosi në dhjetor të 2003-shit që nuk kishte më vend as zyrtarisht në Partinë Socialiste dhe nisi krijimin e një partie të re, e cila u zyrtarizua më 12 shtator 2004.

LSI mbush 12 vjet nga themelimi, dhe sipas një njotimi për shtyp të kësaj force politike pritet të bëhen aktivitete në disa qytete të vendit.

“LSI që në themelimin e saj më 6 Shtator 2004 e ka pasur dimesionin e punës së përditshme në shërbim të qytetarëve, kredo të saj.

Ne këto 12 vite të themelimit, LSI ka qenë e angazhuar maksimalisht nën moton ‘Përgjegjësi dhe Solidaritet ndaj komunitetit’ .

Nesër më datë 6 Shtator LSI do të organizojë në të gjithë bashkitë e vendit, aktivitete në shërbim të komunitetit dhe shtresave në nevojë.

Qëllimi i aksionit qytetar “Përgjegjësi Sociale’’ është që anëtarët dhe mbeshtetësit e LSI të gjenden pranë qytetarëve. LSI është e lidhur pazgjidhshmërisht me interesat e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë. LSI është e bindur që vetëm solidariteti, afërsia me qytetarët e thjeshte dhe vullneti për të zgjidhur problemet e tyre është politika më e mirë, gjë për të cilën shqiptarët kanë më shumë nevojë”, shkruan Emiljano Aleksi këshilltar për mediat i Ilir Metës.

Themelimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që është në fakt partia e Ilir Metës, e shpotitur nga Nano si Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur,  ka zyrtarizuar politikisht çarjen e së majtës dhe faktorizimin e një grupi që prej vitit 2009 qëndron parreshtur në pushtet. Madje deri diku, ajo ëndrra e bërë realitet e Berishës për ta parë të majtën të copëzuar, për të cilën është investuar gjithnjë me forma nga më të ndryshmet.

Edhe pse është luftuar fuqishëm nga Fatos Nano dhe Edi Rama, Meta ia ka dalë të jetë “king-maker”-i pushtetit në vend.

Në zgjedhjet e vitit 2005, Lëvizja Socialiste për Integrim rezultoi vendimtare për humbjen e Partisë Socialiste.

Në atë vit, sistemi elektoral ishte mazhoritar në 100 zona elektorale. Fitonte ai kandidat që merrte një votë më shumë.

LSI kandidoi gati në 100 zonat e vendit dhe vuri kandidatë figura të njohura të së majtës, të cilët natyrisht nuk fituan direkt por morën vota në masë duke i hequr më shumë se në 20 raste fitoren kandidatëve të Partisë Socialiste.

LSI, edhe pse nuk fitoi direkt, arrit të marrë 6 deputetë në Parlament, që Meta  më pas i bëri 8 me marrjen e Nikollaq Neranxit nga Partia Agrare.

Në mandatin e parë të PD-së në pushtet, Ilir Meta ishte në opozitë, madje në vitin 2007 bëri aleancë me socialistët e Edi Ramës tashmë, koalicion që rezultoi i suksesshëm: e majta fitoi shumicën e bashkive kryesore të vendit.

Por shumë shpejt Ilir Meta dhe Edi Rama do të ndaheshin. Çfarë s’u tha atëherë.

U përfol se Meta i kërkoi Ramës që në zgjedhjet e vitit 2009, kreu i LSI-së të ishte kandidat për kryeministër dhe Edi Rama të rrinte kryetar bashkie deri në zgjedhjet e 2013, kur të merrte stafetën e kryeministrit.

Por Ilir Meta ka deklaruar se ndarja u bë pikërisht nga sistemi zgjedhor që Edi Rama dhe Sali Berisha ranë dakord me synimin që të shkatërronin LSI-në.

Por marrëveshja Rama-Berisha e prillit 2008 për të ndryshuar Kushtetutën, rezultoi fatale për vetë Edi Ramën dhe i hapi rrugë Ilir Metës për t’u kthyer në pushtet pa zbritur më.

Në zgjedhjet e qershorit 2009, Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi vetëm 4 deputetë.

PD me aleatët e saj mori 70, kurse Edi Rama dhe koalicioni që drejtoi kishte 65 deputetë.

Ilir Meta pati fatin e jetës.

Lidhi një aleancë qeverisëse me Sali Berishën që i dha 25 përqind të pushtetin dhe Meta u bë zv.kryeministri i qeverisë ku për herë të parë qeveriste PD-ja me një pjesë të së majtës.

Kjo aleancë rezultoi fatale dhe për një pjesë të LSI-së që Ilir Meta e konsideronte si “kredoja morale” e së majtës.

Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Sokol Axhemi, Fatos Klosi etj., u larguan nga LSI-ja pasi kundërshtuan fuqishëm aleancën me Berishën.

Kjo ndarje ishte traumatike brenda LSI-së pasi u shoqërua edhe me përplasje fizike brenda partisë.

Qeverisja e Metës me Berishën u përdor fuqishëm nga Edi Rama që e konsideroi një dyshe të korruptuar, madje më 21 janar të vitit 2011 inicoi një protestë të madhe kundër një afere ku Ilir Meta ishte regjistruar në një video me Dritan Priftin duke kërkuar rryshfet.

Ky rast regjistroi edhe përplasjen më të ashpër në historinë e politikës shqiptare ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ky i fundit nxori nga goja të gjitha akuzat më të rënda që nuk ishin dëgjuar as nga qarqe të PD-së ndaj kryesocialistit.

Meta e konsideroi Ramën si “kreun e sektit të spiunëve”.

Në vitin 2011, angazhimi kolosal i Ilir Metës në Tiranë solli humbjen e Edi Ramës si kryetar bashkie në Tiranë, natyrisht edhe pas makinacioneve nga KQZ-ja.

Por pikërisht atëherë kur u duk se gjithçka kishte mbaruar, ndodhi afrimi mes PS-së dhe LSI-së pas një sërë tentativave negociatash, që u quajtën “bisedimet e Lalzit” apo “negociatat e ngjalave”.

Edi Rama jo vetëm u bashkua me Ilir Metën por e shpalli “strategjike” aleancën me LSI-në dhe bënë një ceremoni “martese” madhështore në Shkodër ku morën si dëshmitarë krerët e së majtës europiane, ku spikati më shumë ish-presidenti serb, Boris Tadiç.

Ilir Meta nuk mori me Ramën atë që kishte në kohën e Berishës, pra zv.kryeministrin, por 40 përqind të pushtetit.

LSI shtriu influencën kudo në vend dhe për 2 vjet arriti të risë ndjeshëm votat e saj, por nuk fitoi asnjë nga bashkitë e mëdha ku kishte vendosur kandidatë përveç Beratit.

Mbahet mend beteja për bashkinë e Vorës, të cilën Meta e donte me çdo kusht, por në fund nuk arriti t’ja shkëpuste PD-së.

Zgjedhjet lokale të vitit 2015 sollën edhe çarjen e madhe dhe ndalën përfundimisht afrimin më PS-në.

LSI akuzoi aleatin për tradhëti, dhe që prej asaj dite kanë nisur intrigat dhe lëvizjet për t’u ndarë nga martesa me Edi Ramën.

Prej kohësh bashkëjetesa e tyre ka marrë fund dhe mediat numërojnë takimet, por edhe mënyrat sesi zhvillohen këto takime.

Vetë Edi Rama nuk e cilëson më “strategjike” aleancën me Ilir Metën, por thotë se “funksionon”.

Për zgjedhjet e vitit 2017 duket se palët nuk kanë gjasa të dalin së bashku, dhe pritet të  gjendet momenti për të shpallur divorcin me PS-në që është fakt prej kohësh realitet.

Sot në 12-vjetorin e themelimit të LSI-së pritet të jepet një mesazh i qartë i kësaj force politike që lindi si fraksion i së majtës.

Meta prej kohësh është afruar me Lulzim Bashën. Edhe në Vatikan shkuan bashkë… /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Obama anulon takimin me presidentin e Filipineve pas fjalëve fyese

Obama anulon takimin me presidentin e Filipineve pas fjalëve fyese

Receta natyrale për humbjen e kileve të tepërta

Receta natyrale për humbjen e kileve të tepërta

Mbreti i Spanjës i shtyn bisedimet për daljen nga qorrsokaku politik në vend

Mbreti i Spanjës i shtyn bisedimet për daljen nga qorrsokaku politik në vend

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni