Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

100 vjet më parë/Alexander Bell, shpikësi i telefonit: si parashikonte jetën në vitin 2017

by te Sheshi
30/06/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
100 vjet më parë/Alexander Bell, shpikësi i telefonit: si parashikonte jetën në vitin 2017

Në vitin 1917, shpikësi i telefonit mbajti një fjalim ku ai parashikoi si do të ishte bota moderne, që nga aviacioni tregtar e deri tek fundi i rezervave të naftës. Ilustruar me fotografi nga “National Geographic”.

Alexander Graham Bell urrente shumë më pak gjëra sesa sezonin e verës në Uashington, D.C. Në këtë kohë, ai zakonisht arratisej në pronën e tij në Nova Scotia, por një vit detyrimet e bënë që të qëndronte në kryeqytetin e lagësht. Duke djersitur në temperaturat e larta të qytetit, ai vrau mendjen përse njerëzit kërkonin shumë mënyra sesi t’i ngrohnin shtëpitë  e tyre, por jo se si t’i freskonin ato. Aty pranë, presidenti Woodrow Wilson kishte ngritur një instalament akulli që e ulte temperaturën në Shtëpinë e Bardhë nga 37 gradë celsisus në rreth 26 gradë. Në kohën kur Bell lexoi për këtë gjë në gazetë, ai tashmë e kishte tejkaluar presidentin. Mjeti që pomponte ajër të ftohtë që ai kishte shpikur e çonte temperaturën në dhomë deri në 18 gradë që të jepte mornica të ftohti “me një ndjesi të këndshme freskie në ajër”.

Kur ishte 69 vjeç, Bell e rrëfeu këtë ndodhi në një fjalim të vitit 1917 përpara të diplomuarve të shkollës McKinley dhe studentët e përshëndetën me një duartrokitje të fuqishme. Rrahja e duarve qe kaq “këmbëngulëse”, raportonte një gazetë lokale, saqë ai u detyrua të ngrihej nga karrikja e tij për të vazhduar edhe pak fjalimin. “A do të mundeshin pullat postare të përdoren në transportimin e personave?”, pyeti Bell. Ai kishte menduar për një mënyrë tjetër transporti publik, mirëpo kostoja e ndërtimit të rrugëve të reja për këtë metodë ishte shumë e lartë. Ndoshta, shkoi më tej ai, sipas gazetës, “makinat fluturuese do jenë zgjidhja”.

Fjalimi i Bell – i quajtur “Çmimi për shpikësin: disa nga problemet që presin zgjidhje” – reflektoi një shekull progresi dhe hidhte vështrimin shumë larg në të ardhmen, me parashikime mbresëlënëse. Në këtë fjalim ai shprehej i mrekulluar me përparimin e bërë në shekullin e shkuar: ndriçimi me gaz ishte transformuar në llampa elektrike, njerëzit mund të shihnin rrahjen e vetë zemrave të tyre, dhe automobilët kishin zëvendësuar mjetet e tërhequra nga kuajt.

Pas kësaj, ai vazhdoi fjalimin duke parashikuar avionët tregtarë, panelet solare dhe nevojën për energji të ronovueshme. Gilbert Grosvenor, dhëndrri i Bell dhe redaktor i revistës “National Geographic” e kërkoi tekstin dhe publikoi një version të shkurtuar të tij. Tani, 100 vjet më pas, parashikimet dhe paralajmërimet e tij mbeten aktuale.

Ndërsa punonte për telefonin, Bell interesohej edhe për dizenjimin e një makine fluturuese.

Bell ishte rritur në një kohë kur shkollat “krijonin akademikë më shumë sesa shkencëtarë”, u tha ai studentëve kur doli në podium. Por shekulli që ishte lënë pas kishte qenë ditëlindje për zbulime të jashtëzakonshme, që nga telegrafi e deri tek fotografia. “Unë, për vete, nuk jam ende aq i vjetër, por i mbaj mend ditët kur nuk kishte telefonë”, tha shpikësi ndërsa merrte duartrokitje të forta. Ndërsa Amerika pritej të hynte në Luftën e parë Botërore, ai premtoi se “njeriu i shkencës do të vlerësohet në të ardhmen ashtu si kurrë nuk është vlerësuar në të shkuarën”.

Bell ndodhej në atë kohë, si e mendonte edhe vet, në kulmin intelektual. Në dekadën e mëparshme ai kishte punuar për të ndërtuar anijen më të shpejtë në botë (vendosi rekordin në vitin 1919), propozoi burime të energjisë së rinovueshme dhe krijoi dizenjo pa fund të makinave fluturuese (mjeti që ai përshkroi në një artikull të vitit 1892 përngjante me helikopterin e shpikur 40 vjet më pas). Vitin kur vëllezërit Rajt morën patentën, balona e Bell ngriti një bashkëpunëtor të tij deri në 160 këmbë sipër tokës.

Në vitin 1915 ai realizoi të parën telefonatë nga njëri breg në tjetrin: shpejt pas kësaj, një person në Virxhinia foli me një tjetër në kullën Eifel në transmisionin e parë transatlantik.

Bell foli për një ditë kur telefonatat dhe çdo operacion mekanik, do të bëheshin pa tela. Ai parashikoi gjithashtu se mekanizmat do të zëvendësonin krijuesit e tyre: “Në çdo cep ne shohim zëvendësimin me makina dhe fuqi artificiale të forcës së njerëzve dhe kafshëve”.

Në vitin 1912 Bell shkruante në një bllok shënimesh: “Mund të thuhet se njeriu ka pushtuar misterin e natyrës”. Por, pesë vjet më vonë, ai ngrinte shqetësimin për abuzimin me natyrën. “Mund të nxjerrim gjithë qymyrin e një miniere, por nuk e kthejmë dot më pas, mund të marrim gjithë naftën nga rezervuarët natyrorë, por nuk mund t’i mbushim sërish”, u tha ai studentëve. Ai parashikonte ditën kur rezervat do të mbaroheshin.

Një mik i tij në vitin 1921 shkruante se gjëja më e dukshme tek doktor Bell është se ai ka një mendje më të re sesa shumica e burrave që kanë gjysmën e moshës së tij. Vitin tjetër, pak muaj pasi kishte marrë patentën e tij të fundit, Bell ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare. Gjatë funeralit të tij, të gjithë 14,346,701 telefonët e Amerikës ranë në heshtje për një minutë në nderim të shpikësit të tyre.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
Shkodra tronditet nga vrasja e një mjeku

Shkodra tronditet nga vrasja e një mjeku

Rama, ftesë për “bashkëpunëtor sigurimi” në denoncimin e tepsixhinjve

Rama, ftesë për “bashkëpunëtor sigurimi” në denoncimin e tepsixhinjve

Ambasadori Delawie, mesazh politikanëve kosovarë: S’ka kohë për ngërç, formoni qeverinë!

Ambasadori Delawie, mesazh politikanëve kosovarë: S’ka kohë për ngërç, formoni qeverinë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni