Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

10 vjet nga tragjedia e Gërdecit: përvëlimi që vijon nga padrejtësia

by te Sheshi
15/03/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
10 vjet nga tragjedia e Gërdecit: përvëlimi që vijon nga padrejtësia

Nga Ylli Pata

Një heshtje “varri” ka rënë në fshatin që zyrtarisht quhet Marqinet 2, por që të gjithë e thërrasin Gërdec. Është më pak se 10 kilometra nga Tirana dhe akoma më pak nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, inasi.

Sot më 15 mars mbushen plot 10 vjet nga katastrofa e tmerrshme e vitit 2008 kur si pasojë e një shpërthimi në një punishte që demontonte municion luftarak u hodh në erë një fshat i tërë, humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

10-vjetori i Gërdecit vjen me një heshtje totale nga ana e shtetit shqiptar dhe me një revoltë të madhe nga familjarët e 26 viktimave. Një revoltë që në radhë të parë është njerëzore dhe morale.

Për herë të parë në 10 vjet, siç nuk kanë ndodhur më pare, familjarët e viktimave janë bërë bashkë dhe kanë marrë një vendim: kanë hequr dy pllakatat përkujtimore të dubluara që ndodheshin në vendin e tragjedisë.

Njëra ishte pllakatë e Bashkisë Vorë e cila e cilësonte një “aksident teknologjik”, dhe tjetra e vendosura nga Ministria e Mbrojtjes e cila nuk bënte ndonjë clësim, por kishte vënë poshtë emrin e institucionit, duke tentuar të vendosë në përjetësi “larjen” e emrit të një dikasteri që është fajtor në katastrofën e Gërdecit.

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë vendosur që pllakatën për të përkujtuar të dashurit e tyre ta vendosin në emrin e tyre. Pasi vetëm ata vuajnë më shumë se të tjerët; pasi vetëm atyre u takon e drejta e shkelur katërcipërisht në Gërdec pas 15 marsit 2008.

Por ç’ka ndodhur realisht dhe si është sot pas 10 vjetësh realiteti i katastrofës më të madhe shtetërore të ndodhur në Shqipëri?

Sot në mënyrën më absurde nuk ka një fajtor për tragjedinë e tmerrshme. Jo vetëm fajtor penal por edhe civil. Pra është shkelur në mënyrën më flagrante e drejta bazike: ajo e nderimit dhe e trajtimit me respekt të viktimave.

E vetmja që po çon përpara një betejë gjyqësore është Zamira Durda, një grua që humbi djalin e saj 7-vjeçar në Gërdec, e cila nuk ka pranuar asnjë cent nga dëmshpërbimi i padrejtë që është dhënë nga qeveria shqiptare pak muaj pas tragjedisë.

Ç’ndodhi në vitin 2008

Si pasojë shpërthimit, Gërdeci si fshat thuajse u shkatërrua totalisht. Banorët e tij për një periudhë mbi trevjeçare jetuan në Tiranë apo fshatrat përreth, pasi zona ishte e rrezikshme.

Ndërkaq, qeveria kreu një dëmshpërblim tipik elektoral në fshat. U dëmshpërblyen banesat në bazë të frymëve, pra në bazë të votuesve që ata kishin.

Ende sot në Gërdec, pranë kraterit ku ndodhi shpërthimi, është si “momument” një shtëpi ende e parregulluar. Pasi atje jetonin vetë 3 vetë dhe shuma e marrë nga qeveria nuk doli për ta rimëkëmbur për atë. Pra nuk u dëshpërblyen ata që u dëmtuan më shumë, por kush kishte vota më tepër.

Një detaj i pazbuluar dhe i parrahur nga mediat për tragjedinë e Gërdecit është se vetëm 6 viktima janë banorë të fshatit; 20 të tjerë banonin jashtë territorit të Marqinet 2. Shumica e tyre në Tiranë dhe fshatrat e Vorës. Me to qeveria e atëhershme u morr personalisht duke e “mbyllur çështjen” me para.

Zamira Durda ka gjetur vështirësinë apo pamundësinë e të bërit bashkë të të gjithë familjarëve të viktimave për të kërkuar të drejtën primare të tyre, atë që shtetit shqiptar si fajtor real i vrasjes së 26 vetëve të marrë përsipër trajtimin dhe respektimin e viktimave të katastrofës.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për dëmshpërbimin, por për drejtësinë.

“Edhe sikur paratë e bankave të botës të më japin, unë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi”, thoshte Zaimra Durda për tesheshi.com në vitin 2016, gjatë një interviste në 8-vjetorin e tragjedisë.

Deri tani, asnjë vendim gjykate nuk ka fajësuar shtetin si palë civile. Pasi në fakt është shteti, konkretisht Ministria e Mbrojtjes që hap me vendim të saj një punishte demontimi në një zonë kur nuk i lejohej ta bëntë një të tillë.

Ishte shteti që nuk mori asnjë masë sigurie për të mbrojtur banorët. Dhe si pasojë është shteti që duhet të sillet si fajtor, zyrtarisht.

Më pas, e ndarë nga kjo çështje duhen gjetur fajtorët dhe përgjegjësitë penale e çdo njeriu që ka shkelur ligjin.

Vendimi që morën sot familjarët për t’u bërë bashkë dhe për ta hequr pllakatën e Ministrisë së Mbrojtjes është një hap i parë i një drejtësie që kanë shpresë familjarët e viktimave. Të cilat kanë firmosur edhe një kërkesë zyrtare për Arta Markun, kryeprokuroren e Përkohshme, që të hapë nga e para, në themel hetimet mbi shkaktarët e katastrofës së Gërdecit.

Kjo pasi proceset që u zhvilluan pas tragjedisë nuk kanë sjellë asnjë zyrtar të dënuar, ndërkohë që përfaqësuesit e kompanisë që kryente demontimin janë të lirë të gjithë. Duke sfiduar jo vetëm drejtësinë, por edhe dhimbjen e familjarëve të viktimave.

Erisoni Durda 7-vjeçar, më 15 mars 2008 po luante me biçikletë në rrugët e fshatit. Ai nuk kishte asnjë faj…

E ëma e Erisonit Zamira, e cila i ushqen me dashuri djalin dhe vajzën tashmë të rritur, thotë se po aq e do edhe të birin e ndjerë. Ndaj betohet se sa të ketë frymë do të kërkojë të drejtën që atij i takon… /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
E dini se shumë shpejt vaksinat do të zëvendësohen me tablete në formë kokrrash?

E dini se shumë shpejt vaksinat do të zëvendësohen me tablete në formë kokrrash?

Majko, ironi ndaj Bashës për rusët: të na pyesnit ne se kishim eksperiencë nga vitet ‘60…

Majko, ironi ndaj Bashës për rusët: të na pyesnit ne se kishim eksperiencë nga vitet ‘60…

Çështja Skripal, fuqitë e Perëndimit krah Londrës: Rusia, sulm kimik ndaj Britanisë

Çështja Skripal, fuqitë e Perëndimit krah Londrës: Rusia, sulm kimik ndaj Britanisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni