Ndryshe nga shqiptarët halleshumë, që 1 Majin e kalojnë nën relaks, francezët e ndezën zjarr Parisin në Ditën e Punëtorëve.
Grupe të majta e po ashtu sindikale, deri dhe të maskuar, iu turrën pronës publike duke e shkatërruar dhe vënë flakën. Policia kaloi një ditë të vështirë duke u munduar të përmbajë turmat.
I gjithë inati ishte ndaj presidentin Macron, shfaqur dhe në parrulla, pasi ky i fundit është futur në një betejë me sindikatat lidhur me planet e tij për liberalizimin e rregulloreve të punës.
Nga disa grupime kjo shihet se kufizim në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. /tesheshi.com/