Një president duhet të jetë serioz, i matur dhe i fisëm. Mirëpo, përjashtime ka pasur plot gjatë historisë presidenciale në Amerikë. Disa prej tyre kanë pasur sjellje të çuditshme dhe jo normale.
William Henry Harrison përshembull, presidenti i 9-të, mbante si kafshë shtëpiake një dhi në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i 40-të Ronald Reagan ka qenë një humorist.
Ulysses S. Grant, presidenti i 18-të thuhet të ketë pirë 20 cigare në ditë. Akoma më keq Benjamin Harrison, ka pasur frikë nga çelësi i dritës. Ai ka qenë në postin e tij kur u vendos sistemi elektrik në Shtëpinë e Bardhë dhe presidenti kishte frikë ta ndizte apo ta fikte dritën se mos pësonte ndonjë dridhje korenti. /tesheshi.com/