Meterologët njoftojnë se vala e të nxehtit largohet në fundjavë, ndërsa temperaturat parashikohen të zbresin me 7-8 gradë nga shifrat e ditëve të fundit kur ato janë regjistruar në kuotat 39-40.
Sipas Meteoalb, gjatë ditës së sotme temperature më e lartë do të jetë 39 gradë, por duke nisur nga e premtja do të ketë një rënie të tyre.
“Paraditja mbetet me kthjellime në territor, por pjesa e dytë e ditës sjell vranësira në zonat malore.
Temperaturat e ajrit edhe enjten nuk pritet të sjellin ndryshime të ndjeshme, duke ruajtur maksimumet prej 32°C ne zonat malore, në vlerat 36 – 37°C ne bregdet dhe zonat e ulëta por Shkodra dhe zona ndërmjet Shkumbinit dhe Vjosës do të ngjitet në 38 – 39°C.
Shfaqet mundësia për shira të përkohshëm në pjesën e dytë të së shtunes (dt.12 gusht 2017) por jo në të gjithë territorin”, parashikon Meteoalb. /tesheshi.com/