Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me vendosjen e TVSH për bizneset e vogla. Ai ka akuzuar mazhorancën se nuk është konsultuar me askënd për këtë vendim, madje sipas tij nuk ka pyetur shumë as për këshillat që i ka dhënë kësaj qeverie Fondi Monetar Ndërkombëtar. Spahiu shkruan se mazhoranca do të tërhiqet shumë shpejt nga ky vendim, pasi nuk është marrë as mendimi i qytetarëve.
“Pakica votoi në shumicë pa ditur çdo bëhej me të, pa program….!
Këtë punën e TVSH për biznesin e vogël nuk e diskutoi “me popullim” pasi dihej përgjigja, çdo popull nuk i ka shumë qejf Taksat…!
Ta diskutojë me këshilltarë ekonomik, nuk ka…! E hodhi në diskutim publik….! Besoj fort që do tërhiqet pasi po e kupton se ç’po bën…!
P.S. Sa për këshillat e FMN nuk pyet shumë, kredinë e mori”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale. /tesheshi.com/