Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, i cili paralajmëroi një tjetër aksion kundër informalitetit. Tabaku tha se ky aksion nuk do të ketë efekt pozitiv, ndërsa shtoi se informaliteti luftohet me përpjekje dhe politika qeveritare.
Ajp theksoi se herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti-informalitet u verifikua mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit, me një vlerë prej 80 milionë dollarë në vetëm një muaj.
“E dini çfarë e shkakton informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele, burokracia dhe korrupsioni. Të njëjtat pengesa që kanë varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja, që janë në nivelin më të ulët historik
Ka një mësim që duhet ta kishin kuptuar gjoja reformatorët. Lufta ndaj informalitetit nuk është aksion, por një përpjekje dhe politikë qeveritare përmes levave të ndryshme fiskale. Në vend të propagandës që të mbushë portale e lajme do qe më e udhës të rishikohej politika fiskale.
Mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampione, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 mln që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit”, ka thene Tabaku. /tesheshi.com/