Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Zëri i një gruaje nga Berlini: ja pse nuk liberalizohen vizat për Kosovën

Një zë nga Berlini ka konfrmuar se jo vetëm “Jo”-ja e negociatave Nga Tiranës Shkupit, por dhe mosliberalizimi i vizave për Kosovëm, kanë shkaqe brendaeuropioane. Kjo u tha Adelheid Feilcke, shefe e programit për Evropën në Deutsche Welle, e cila ndodhet këto ditë në Prishtinë.

“Për fat të keq Kosova është vend i vonuar…, ne e shohim në shumë aspekte që në Bashkimin Evropian proceset po vështirësohen. Bullgaria dhe Rumania janë anëtarësuar në kushte relativisht të lehta në krahasim me kushtet që vendosen sot, edhe Serbia e Mali i Zi kanë përfituar nga një frymë tjetër. Tani edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut janë viktima të këtyre zhvillimeve të fundit.

Edhe Kosova me mos liberalizimin e vizave në një farë mënyre ka mbetur peng i këtyre zhvillimeve dhe rrethanave të brendshme të Bashkimit Evropian, në këtë mes patjetër që Kosova duhet të bëjë detyrat shtëpiake, dhe patjetër që konflikti me Serbinë dhe taksa nuk harrohen jashtë, dhe gjithë angazhimi është që të normalizohen lidhjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Por mosliberalizimi i vizave më shumë ka të bëjë me zhvillimet e brendshme në BE”, theksoi Adelheid Feilcke gjatë një intervistë dhënë për median e Prishtinës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts