Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vlerësimi amerikan për “hasmin” i Metës, Dvorani: S’më kanë interesuar emrat por drejtësia!

Ardian Dvorani, i përgjedhuri nga Departamenti i Shtetit si një ndër kampionët antikorrupsion në sistemin e drejtësisë, duke u aluduar si i tillë për sulmet e Metës nga tij, por dhe të Berishës, tha se gjithnjë ka bërë detyrën, pa u diktuar nga asnjë forcë e jashtme.

“Personalisht ndihem shumë krenar dhe i vlerësuar që një vlerësim i tillë më vjen nga DASH.

Natyrisht që është vlerësim i lartë dhe mbi të gjitha unë do të thoja se nuk më përket vetëm mua personalisht, por e ndaj dhe i përket të gjithë magjistratëve të tjerë të cilët ndër vite nëpërmjet ushtrimit të detyrës kanë bërë maksimumin e mundësive të tyre që është në Shqipëri drejtësia të ketë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale”, tha ish-kreu i KLD-së në një prononcim për A1 Report.

I njohur si njeri që vendosi kundër Metës për videon e famshme me të ndjerin Dritan Prifti, e më pas i sulmuar ashpër nga njeriu që mban postin e presidentit, Dvorani tha se ai thjesht ka bërë detyrën.

“Unë gjithmonë kam bërë detyrën time, gjithmonë se më shumë se 15 vite në gjyqësor kamë mbajtur të njëjtin standard për këdo i fuqishëm apo i zakonshëm qoftë, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjë një gjyqtar, që të gjykojë çështjet sipas ligjit, pavarësisht interesave në lojë dhe pavarësisht personave të përfshirë në çështje që ke për të gjykuara.

Çështjet nuk i zgjedhim ne na bien me short. Kam bërë detyrën tim sipas kuptimit që kanë pasur për ligjin pa u ndikuar nga askush”, tha Dvorani.

Sakaq, vlerësimi amerikan për të, gjë që ngjan me një tjetër goditje apo mesazh amerikan ndaj dyshes Berisha-Meta, të shpallur si armiq të Reformës në Drejtësi, është potencuar dhe nga VOA.

“Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, citon Zëri i Amerikës cilësimin e Departamentit të Shtetit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts