Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Videomesazhi amerikan mbi SPAK-un, asnjë “yçkël kushtetuese” nga Meta: Betimi më 19 dhjetor

Presidenca njoftoi se me datë 19 do kryejë ceremoninë e betimit të 8 anëtatëve të SPAK-ut, duke mos nxjerrë kështu asnjë pengesë për të fundit proces, edhe pse formal, që i hap rrugë nisjes punë të kësaj instance të shumëpritur, prej së cilës pritet të bëhet realitet ndëshkimi në sferat më të larta të politikës e shtetit.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”, njoftoi zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi Ambasada Amerikane lëshoi një videomesazh mbi krijimin e SPAKU-t, rezultatet që priten dhe faktin se për të janë hedhur 2 milion euro. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts