Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VENDIMI/ Pse opozita po i kthehet bllokimit të rrugëve?

by te Sheshi
24/04/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
VENDIMI/ Pse opozita po i kthehet bllokimit të rrugëve?

Opozita ka paralajmëruar një përshkallzim të protestave të saj duke rifutur në punë aktin e bllokimit të rrugëve. E ka praktikuar herëpas’here këtë gjë vitet e fundit, ku dhe para pak muajsh e aplikoi për disa pasdite rresht në disa qytete, duke e servirur si “popull kundër qeverisë”. Mundet të ketë qenë dhe ashtu, por masa njerëzore ishte aq anemike sa detaji “popull” përkthehej si militancë edhe nga më e ftohta mendje.

Është rasti këtu të kujtojmë se nëse ka diçka të shëmtuar nga opozita e djeshme, prej aksioneve të saj politike në raste ekstremitetesh, ishte ajo e bllokimit të rrugëve në atë maj të 2011-it, shoqëruar me djegie gomash. Ishte një shprehje revolte ndaj mënyrës gati të paturpshme se si mandati i Tiranës, nga Rama kaloi te Basha. Megjithatë, marrëzia e rrugëve të bllokuara dhe e gomave që digjeshin u braktis shpejt. Rama duroi, e gëlltiti të pagëlltitshmen, e më pas me rrugë normale, fitoi me me votë dy vite më pas.

Pra, është një kartë e provuar. Është një kartë e dështuar.

Pyetje: ç’fiton opozita nga bllokimi i rrugëve? Sipas gjithë rregullave, në daç politike e në daç sociologjike, asgjë. Madje mund t’i shndërrohet në boomerang. Sepse, te ata që do u bllokohet rruga, e rrjedhimisht dhe puna, do ketë dhe mjaft individë që e urrejnë qeverinë. Por në një situatë të tillë, impakti i bllokimit të rrugës nga opozita do prevalojë mbi inatin ndaj qeverisë.

Nga ana tjetër, një opozitë që bllokon rrugët, nga pikëpamja e etikës politike ia heq legjitimitetin vetes për të qeverisur. Ajo me këtë formë, aq më tepër kur qartazi vuan mungesën e një përkrahjeje të fuqishme popullore, e ku pra, masiviteti i munguar ia heq të drejtën të diktojë zhvillime me karakter “cenim të rendit kushtetues”, bën një shkelje të hapur të të drejtës kushtetuese të individit në lirinë e lëvizjes. E të gjitha këto në fund, patjetër që përkthehen në votë, edhe pse njerëzit e thjeshtë nuk i kalojnë nga filtri i analizës konstitucionale. Çfarë mbetet atëherë e si shpjegohet zgjedhja e kësaj karte? Thjesht afshi për destabilitet e anarki, në paaftësinë për të vepruar e triumfuar në normalitet. E dhimshme!

Bllokimi i rrugëve është dhe një afirmim i dështimit të skemës së deritanishme të post-djegies së mandateve. Të ushqyer me iluzionin se me këtë akt do mund t’i ulnin në gjunjë ndërkombëtarët për oferta e lutje, e nga ana tjetër se do provokonin reagim me protesta masive, fakti se në realitet të dyja kanë rënë, po i çon edhe instiktivisht ndoshta te bllokimi i rrugëve, që, duhet kujtuar sërish, nuk është diçka e re.

Por a ka gjasë të ketë sukses dhe si mund të përkthehej një sukses i mundshëm? Vështirë të ketë një përgjigje.

Ajo çfarë kemi parë deri më tani, është se sado ekstreme një formë të protestuari, qoftë me përplasje me policinë, me sulm fizik ndaj institucione, apo dhe me bllokim rruge, është e limituar në kohë.

Siç kemi parë deri më sot, protestat e fuqishme, edhe me karakter politik, kanë patur si forcë kryesore imponuese kohën plus masivitetit. Fjala vjen, a mund të qëndrojë militanca e opozitës për ditë të tëra në shesh, ditën dhe natën, dhe me masivitet të pacenuar e imponues? Nëse kjo do kish ndodhur gjer me tani, nuk do ishte nevoja për bllokim rruge. Por dhe ky hap i fundit, do jetë i dënuar me elementin “kohë”. Më shumë se një orë, asnjë rrugë nuk do mundet të jetë më gjatë e bllokuar…/tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Selanik, gërmimet për metronë çojnë në një zbulim të jashtëzakonshëm (foto)

Selanik, gërmimet për metronë çojnë në një zbulim të jashtëzakonshëm (foto)

Barrigadimi rrugor kundër qeverisë: ja akset që do bllokojë opozita, ç’ditë e në ç’orë

Barrigadimi rrugor kundër qeverisë: ja akset që do bllokojë opozita, ç'ditë e në ç'orë

Prizren/ Kanosja përmes mediave sociale, vajza e re tenton t’i jap fund jetës

Prizren/ Kanosja përmes mediave sociale, vajza e re tenton t'i jap fund jetës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni