Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

U rrahën e u shanë, si po vepron UEFA e këta dy futbollistë

UEFA ka hapur procedime disiplinore kundër mbrojtësit të Sllavias së Pragës, Ondrej Kudela dhe mesfushorit të Rangers Glen Kamara për abuzim të dyshuar racist dhe sulm fizik.

Kudela u pezullua përkohësisht për një ndeshje nën dyshimin për fyerje raciste të Kamaras gjatë ndeshjes Rangers-Sllavia në raundin e 16 të Europa League, ndërsa procedurat u hapën kundër Kamarsa për të vlerësuar nëse ai ishte fajtor për sulm fizik në tunelin e Ibrox Stadium.

Pas ndeshjes, Kamara akuzoi lojtarin e Slavias për fyerje raciste në fushë, dhe pas ndeshjes, mysafirët nga Republika Çeke u ankuan se lojtari i tyre u sulmua fizikisht në tunelin Ibrox, raporton Reuters.

Kudela mohoi akuzat dhe klubi i tij doli në krah të tij, duke paraqitur një ankesë zyrtare në policinë skoceze, përmes ambasadës çeke në Londër, duke pretenduar se lojtari 34-vjeçar ishte sulmuar fizikisht pas ndeshjes.

UEFA deklaron se Organi i saj Mbikëqyrës, Etik dhe Disiplinor (CEDB) po heton Kudelan për shkelje të mundshme të rregullave të UEFA-s për shkak të racizmit dhe sjelljeve të tjera diskriminuese, ndaj dhe ky lojtar është pezulluar përkohësisht për një ndeshje.

“CEDB ka vendosur të pezullojë përkohësisht Kudelan për ndeshjen e ardhshme evropiane,” tha deklarata.

Kjo do të thotë që Kudela do të humbasë ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League kundër Arsenalit të enjten në Londër.

Shtëpia Evropiane e Futbollit shtoi se procedurat janë hapur kundër Kamaras për të vlerësuar nëse ai është fajtor për sulmin, i cili e kërcënon atë me një pezullim prej pesë ndeshjesh. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts