Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Turqia i kthehet BE-së për Qipron: s’ja keni idenë e realitetit aty

Turqia të premten refuzoi një thirrje nga Parlamenti Evropian për të vendosur sanksione ndaj vizitës së fundit të Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan në Republikën Turke të Qipros Veriore, duke thënë se ligjvënësit nuk kishin asnjë kontakt me realitetin.

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë jo-detyruese të enjten në mbështetje të anëtarit të BE – Qipros, duke u kërkuar udhëheqësve evropianë “të veprojnë dhe të vendosin sanksione të rrepta” ndaj Turqisë. Krerët evropianë do të shqyrtojnë vendosjen e mundshme të sanksioneve ndaj Turqisë në një samit në dhjetor.

Turqia është në mosmarrëveshje me Greqinë dhe Qipron për të drejtën për të kërkuar gaz natyror në Mesdheun lindor.

Erdogan zemëroi Qipron greke duke vizituar Varosha-n në 15 nëntor, një vendpushim i braktisur në tokën e askujt që nga pushtimi turk në 1974. Ankaraja mbështeti hapjen e pjesshme të Varosha-s muajin e kaluar, e cila u kritikua nga Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe grekërit qipriotë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy kritikoi rezolutën e Parlamentit Evropian, duke e akuzuar atë për “paragjykim dhe larg kontaktit me realitetin” kur bëhet fjalë për Qipron.

“Nëse kjo qasje dhe mentalitet vazhdon, organet e BE nuk do të jenë në gjendje të japin një kontribut konstruktiv në zgjidhjen e çështjes së Qipros,” tha ai.

Erdogan mbron zgjidhjen e çështjes së Qipros me dy shtete të ndara.

Eurodeputetët kanë paralajmëruar se hapja e pjesshme e Varosha-s dobëson shanset e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të çështjes së Qipros, thellon ndarjet dhe vendos një ndarje të qëndrueshme të ishullit.

Ata i bënë thirrje Turqisë të kthejë Varosha-n te banorët e saj të ligjshëm nën administrimin e përkohshëm të KB dhe të përmbahet nga lëvizjet që ndryshojnë ekuilibrin demografik në ishull përmes vendosjes së paligjshme.

Një zgjidhje e qëndrueshme për ribashkimin e Qipros mund të arrihet vetëm përmes dialogut, diplomacisë dhe negociatave, thanë ata, duke kërkuar që Këshilli Evropian të jetë i bashkuar në lëvizjet e paligjshme të Turqisë dhe të vendosë sanksione të ashpra.

Deputetët përsëritën mbështetjen e tyre për zgjidhjen e çështjes së Qipros në bazë të një federate të dy komuniteteve dhe dy zonave me një status juridik ndërkombëtar të unifikuar.

Parlamenti vlerësoi se veprimet e paligjshme dhe të njëanshme ushtarake të Turqisë në Mesdheun lindor shkelin sovranitetin e Greqisë dhe Qipros dhe kujtoi mbështetjen e Turqisë për Azerbajxhanin në konfliktin Nago-Karabak dhe veprimet e saj në Libi dhe Siri, shtuan agjensitë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts